web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dortmundi shokon Bayernin në sekondat e fundit, mbyllet pa fitues super dueli në Bundesligë (VIDEO)

2022-10-08 20:31:36, Sport CNA

Dortmundi dhe Bayerni ndajnë pikët në super duelin mes tyre në Bundesligë. Super ndeshja e kësaj fundjave u mbyllë në shifrat 2-2, me verdhezinjtë që do të barazonin vetëm në sekondat e fundit.

Leaon Goretzka zhbllokoi duelin në minutën e 32-të me një perlë të vërtetë nga distanca, që shkoi në cepin e portës. Në fillimin e pjesës së dytë ndërkohë Leroy Sane do të shënonte një tjetër gol të bukur me një goditje të fortë me të majtën që u devijua nga portieri dhe më pas do të përfundonte në trekëndësh.

Dortmundi reagoi në minutën e 74-t, duke rihapur ndeshjen me talentin Moukoko që bën gjithçka mirë brenda zonës duke mposhtur Neuer. Coman u ndëshkua në fundin e kohës së rregullt, duke i dhënë mundësinë verdhezinjve që të përfitonin në minutat shtesë. Në sekondat e fundit, Modeste arrin që të shënojë me kokë, duke bërë që Kahn të nervozohej në tribunë, teksa ky i fundit tashmë është në rol drejtues te bavarezët. 





Lajmet e fundit nga