web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Forbes/ Mbappe lojtari më i paguar në botë, lë pas Messin dhe Ronaldon

2022-10-08 20:09:03, Sport CNA

Kylian Mbappe është një nga futbollistët më të përfolur në arenën ndërkombëtare. Sipas Forbes, përfitimet e francezit këtë sezon kanë arritur në 131 milionë dollarë mes pagës dhe sponsorëve, një shifër rekord që e vendos atë në krye të lojtarëve më të paguar në botë.

Madje ai ka kaluar dhe Ronaldon e Messin. Sipas Forbes, shtatë herë fituesi i Topit të Artë merr 110 milionë dollarë në sezon, ndërsa fitimet e Cristianos janë 100 milionë.

Mes katër të parëve të këtij klasifikimi, tre lojtarë i përkasin PSG-së. Nga 131 milionë që Kylian Mbappe do të marrë në sezonin 2022-2023, 110 milionë i përfiton si pagë, ndërsa 21 milionë nga kontratat e sponsorizimit (Nike, Dior, Panini…).

Neymar, me 87 milionë euro në sezon, zë vendin e katërt, i ndjekur nga Mohamed Salah, sulmuesi i Liverpool, me një fitim bruto prej 53 milionësh në sezon.





Lajmet e fundit nga