web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Java e parë e Superiores/ Ja 2 sfidat që do të luhen sot

2022-08-20 10:17:15, Sport CNA

Superiorja çeli dje siparin me ndeshjen Kukësi – Tirana në “Kukës Arena”, që përfundoi me shifrat e barabarta 1 me 1. Sot luhen dy ndeshje të tjera, që mund të sjellin fitoren e parë të këtij sezoni për elitën e futbollit shqiptar.

Fillimisht Erzeni do presë Vllazninë në “Niko Dovana”, me takimin që fillon në orën 17:00. Shijakasit do i zhvillojnë ndeshjet pritëse në stadiumin e Durrësit, teksa kujtojmë që kthehen në Superiore pas 19 viteve.

Në anën tjetër ndeshja mes Partizanit dhe Egnatias luhet në orën 19:30, stadiumi “Elbasan Arena”. Të kuqtë si pritës janë të detyruar të luajnë në stadiumin “Elbasan Arena” sepse “Air Albania” nuk mund të përdoret aktualisht.

Java I, Abissnet Superiore, e shtunë:

Ora 17:00, Erzeni – Vllaznia

Ora 19:30, Partizani – Egnatia





Lajmet e fundit nga