web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E bujshme/ Kristiano Ronaldo, pranë firmës me Borusia Dortmundin

2022-08-19 15:04:00, Sport CNA
E bujshme/ Kristiano Ronaldo, pranë firmës me Borusia Dortmundin
Kristiano Ronaldo

Nuk do të jetë as Atletiko e Madridit e as Spanja e ardhmja e Kristiano Ronaldos. Sulmuesi portugez, i cili aktualisht është pjesë e Mançester Junajtidit, mund të përfundojë në Gjermani te Borusia e Dortmundit.

Lajmi është bërë me dije nga mediat britanike, që nënvizojnë se agjenti i lojtarit, Zhorge Mendesh, ua ka ofruar sulmuesin 37-vjeçar verdhezinjve.

Lajmi për transferimin e mundshëm të Ronaldos te Dortmundi ka bërë xhiron e botës dhe ka sjellë reagime të shumta. Sipas raportimeve të mediave britanike, sulmuesi portugez do të zëvendësojë Sebastian Hallerin, i cili do të qëndrojë jashtë fushave të paktën deri në fillimin e vitit të ardhshëm si pasojë e tumorit në testikuj.

Gjermanët e kanë afruar në skuadër një tjetër veteran, 35-vjeçarin e Këlnit, Antoni Modeste. Por në orët e fundit në skenë ka dalë edhe Kristiano Ronaldo.

Ylli i Mançester Junajtidit po kërkon me ngulm largimin nga ?Djajtë e Kuq?. Teksa tashmë po ashtu në ?Old Trafford? janë bindur se edhe për ta do të ishte më e mira e udhës t?i hapnin rrugë portugezit.





Lajmet e fundit nga