web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Chelsea kërkon Aubameyang, bën gati 20 milionë. Trajneri Xavi dakort nga ‘halli’...

2022-08-18 19:07:54, Sport CNA

 E ardhmja e Aubameyang te Barcelona nuk është aspak e qartë. Pavarësisht se ai mbërriti në klubin e Barçës vetëm gjashtë muaj më parë dhe pati një paraqitje të shkëlqyer në pjesën e dytë të sezonit, për momentin në tavolinë janë opsionet që ai të largohet nga klubi katalan. Chelsea po shtyn fort dhe së shpejti mund të bëjë një propozim prej më shumë se 20 milionë euro për të.

Deri më tani, një ofertë zyrtare e anglezëve për sulmuesin nuk ka mbërritur. Ndonëse ka pasur bisedime mes dy klubeve, anglezët janë në pritje për të hedhur hapin e fundit. Nëse do të bëhej një propozim i tillë, për Barcelonën do të nënkuptonte një fluks të konsiderueshëm parash, që do të shkonte direkt në përmirësimin e bilancit të klubit.

Edhe pse nuk është një largim që e dëshiron, Xavi është i vetëdijshëm për situatën aktuale të klubit dhe e kupton që është një mundësi e mirë në treg. Për më tepër, objektivi i madh në këtë kohë është lirimi i masës së pagave, që të mund të regjistrohet Koundé dhe kjo nënkupton largimin e futbollistëve, siç është rasti i Aubameyang.

Një tjetër nga sulmuesit që është në rampën startuese është edhe Memphis Depay. Barcelona dhe Juventus janë ende duke negociuar largimin e lojtarit. Pozicionet janë afër, por nuk ka marrëveshje përfundimtare. Mbetet të saktësohet edhe largimi i holandezit që ka edhe një vit kontratë në klubin ‘blaugrana’.





Lajmet e fundit nga