web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Guri i kthen përgjigjen përfundimtare Partizanit

2022-08-18 14:59:00, Sport CNA
Guri i kthen përgjigjen përfundimtare Partizanit
Sidrit Guri

Sidrit Guri u ka bërë me dije drejtuesve të Partizanit se është tërësisht i përqendruar për të luajtur jashtë Shqipërisë dhe ofertat konkrete nga Turqia e jo vetëm, e bëjnë këtë transferim të pamundur në kryeqytet.

Drejtori sportiv, Elton Marini, nuk e ka fshehur interesin për Gurin, por duket se në fund Partizani e ka humbur garën për të. Për Gurin ka shfaqur interes edhe Tirana, por bardheblutë gjithashtu qëndrojnë pas ofertave të tjera.

Kështu përmbyllet pa një fund të lumtur “telenovela” e gjatë me shkodranin, i cili u nda me Shkëndijën pas eliminimit të tetovarëve nga Europa. Në ditët në vijim 28-vjeçari pritet të zbardhë të ardhmen e tij.





Lajmet e fundit nga