web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Interi u rikthehet fitoreve, Barcelona bën detyrën me “tris”

2025-09-21 23:09:00, Sport CNA

Interi u rikthehet fitoreve, Barcelona bën detyrën me

Interi u është rikthyer fitoreve në Serie A, pas dy humbjeve radhazi.

Zikaltërit triumfuan 2-1 në shtëpi ndaj Sassuolos.

Golat për ekipin e Chivut u shënuan nga Dimarco dhe Augusto, ndërsa për miqtë shënoi Cheddira.

Ky sukses e ngjit Interin në vendin e 10-të me 6 pikë.

Në Spanjë, Barcelona fitoi pastër 3-0 ndaj Getafes. Katalanasit iu falën dopietës së Ferran Torres dhe golit të Dani Olmo.

Me këtë fitore, Barcelona mban vendin e dytë me 13 pikë, 2 më pak se Reali kryesues.





Lajmet e fundit nga