web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Real Madrid “marshon” në krye, ekipi i Alonsos merr fitoren e pestë radhazi

2025-09-20 20:23:00, Sport CNA

Real Madrid “marshon” në krye, ekipi i Alonsos merr fitoren e

Real Madrid ka arritur fitoren e pestë radhazi në kampionat. Skuadra madrilene mposhti Espanyolin në shtëpi me rezultatin 2-0.

Goli i parë u shënua në minutën e 22-të nga Eder Militao, pas një asisti të Valverdes. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Në fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 47-të, Kylian Mbappe shënoi golin e dytë pas një pasimi nga Vinicius. Me këtë triumf, Real Madrid ngjitet në krye të renditjes me 15 pikë të plota.

Diferenca me Barcelonën është 5 pikë, por katalanasit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.





Lajmet e fundit nga