web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fitorja e madhe e Zhegrovës te Juventusi

2025-09-19 14:40:00, Sport CNA

Fitorja e madhe e Zhegrovës te Juventusi

Edon Zhegrova debutoi me Juventusin në mënyrë surprizuese kundër Borussia Dortmund në Champions League.

Ai u aktivizua në minutën e 87-të dhe brenda dhjetë minutave arriti të bëhej protagonist. Pas një driblimi, asistoi për Vlahovic, i cili krijoi aksionin e golit të barazimit 4-4 me Kelly. Ky ishte një sinjal pozitiv për lojtarin, që sezonin e kaluar u pengua nga dëmtimet dhe pati mungesa të gjata.

Rikuperimi i shpejtë fizik bëri që Tudor ta përfshinte në listën e të grumbulluarve, jo thjesht për numër, por për ta përdorur në rast nevoje. Performanca ndaj Dortmundit rriti pritshmëritë se mund të ketë më shumë minuta edhe në ndeshjen e radhës kundër Veronës.

Megjithatë, titullar nuk pritet të jetë ende, pasi trajneri po e menaxhon me kujdes rikthimin e tij. Për Zhegrovën, fakti që po rikthen vazhdimësinë pas muajsh të vështirë është tashmë një fitore e madhe.





Lajmet e fundit nga