web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hadroji drejt largimit, Partizani gjen zëvendësuesin te Vllaznia

2023-06-09 15:01:00, Sport CNA

Hadroji drejt largimit, Partizani gjen zëvendësuesin te Vllaznia

Andi Hadroj ka bërë një sezon fantastik me Partizanin duke u shpallur kampion të Shqipërisë. Një prej lojtarëve që mund të largohet nga “demat e kuq” këtë merkato vere, është pikërisht mbrojtësi 24-vjeçar.

Partizani nuk kërkon të humbasë kohë dhe në rast të një largimi të Hadroj, kryeqytetasit duket se e kanë gjetur zëvendësuesin e tij. Bëhet fjalë për Geralb Smajlin që luan në radhët e Vllaznisë.

Thuhet se Partizani ka kontaktuar palët e mbrojtësit 21-vjeçar duke i bërë me dije për interesin e tyre. Megjithatë, kjo lëvizje nuk do të jetë e lehtë pasi Smajli ka një kontratë që e mban të lidhur me shkodranët deri në vitin 2026.

Sezonin që lamë pas në “Abissnet Superiore”, Smajli bëri 18 paraqitje me fanellën e Vllaznisë duke asistuar vetëm një herë.





20:17 Sport

Short

Partizani u shpall kampion për herë të 17-të në histori. Pas...

Lajmet e fundit nga