web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Futbollisti 18 vjeçar shpëtoi 2 të mitur por u mbyt në Durrës, reagon Duka: Kishte perspektivë, sakrifica juaj do mbetet e paharruar

2022-07-14 18:39:03, Sport CNA

Anri Kashiku, futbollisti 18 vjeçar u mbyt sot në Durrës teksa shpëtoi të vëllanë dhe një tjetër të mitur nga dallgët e detit. Futbollisti i Akademisë Shqipnja nuk fitoi dot betejën me dallgët e pabesa, duke shkaktuar dhimbje këtë mesditë.

Në lidhje me këtë lajm të trishtë, presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka ngushëlluar familjarët e 18 vjeçarit. Një futbollist me perspektivë që bëri një akt të paharrueshëm, tregon Duka në mesazhin ngushëllues.

I tronditur nga lajmi tragjik i ndarjes së papritur nga jeta i Anri Kashikut, djaloshit 18-vjeçar nga Durrësi. Nuk ka fjalë për të përshkruar këtë ngjare të rëndë.

Përveçse një hero, Anri, i cili shpëtoi nga mbytja në det dy fëmijë para se mposhtej pabesisht nga dallgët e detit, ishte dhe një futbollist i perspektivës me Akademinë Shqiponja 2017.

Dua t’i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij, të afërmve, shokëve e drejtuesve të skuadrës në këtë moment të vështira. Lamtumirë Anri!

Kujtimi dhe sakrifica juaj do të mbeten të paharruar nga të gjithë e veçanërisht nga komuniteti i futbollit. U prehtë në paqe!





Lajmet e fundit nga