web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fund i çmendur! Tiranës i “digjet” fitorja nga Ruçi

2024-09-11 18:06:00, Sport CNA

Fund i çmendur! Tiranës i “digjet” fitorja nga

Tirana nuk di të fitojë. Bardheblutë regjistruan barazimin e katërt radhazi, në katër javët e para në Superligë.

Skuadra e Bledi Shkëmbit, u ndal në barazim 2-2 nga Bylisi në transfertë, në një përballje me fund të çmendur.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e ballshiotëve. Pergjoni shënoi në minutën e 18-të, për t’i dhënë avantazhin skuadrës së Bylisit.

Fraksioni i dytë i lojës, ishte një tjetër histori, me miqtë që u shfaqën me një fytyrë tjetër. Akileu Ndreca, shënoi dy gola të shpejtë për Tiranën, në minutat 83 dhe 88, për të përmbysur rezultatin. Megjithatë ballshiotët nuk u dorëzuan dhe në sekondat e fundit, barazuan shifrat me Flamur Ruçin, për 2-2.

Me këtë rezultat, Bylis mban vendin e tretë me 5 pikë, ndërsa Tirana renditet në vendin e gjashtë me 4 pikë.





Lajmet e fundit nga