The sports director reveals whether or not Bajrami will go to Fiorentina
For several months, Nedim Bajrami has become a very po...
Elvis Sina është një nga futbollistët me karrierë të gjatë dhe të mbushur me rekorde në futbollin shqiptar. Gjatë 18 vite karrierë si futbollist profesionist mbrojtësi kryeqytetas ka edhe rekordin e trofeve të fituar, plot 21. Ish-mbrojtësi i Tiranës ishte në dijeni të këtij rekordi të trofeve, por ai nuk e dinte se mban edhe një tjetër rekord në vend, si lojtari me më shumë ndeshje të luajtura me klubet shqiptare në Champions apo Liga e Kampioneve siç quhej dikur. Janë statistikat e UEFA-s për këtë kompeticion që tregojnë rekordin e Sinës, i cili kur u pyet nga ?Panorama Sport? pohoi se nuk e kishte idenë se kush e mbante rekordin. Madje, u habit kur e mori vesh se ishte ai vetë. Në rrëfimin për gazetën, Sina tregon emocionet më të bukura që ka përjetuar në Champions, ndërsa drejtimin e Tiranës si trajner e shikon të largët, pasi është i angazhuar me bizneset familjare. Ish-kapiteni dhe rekordmeni në Champions ka një këshillë për Tiranën, e cila sot luan me Dundelanzhin. Sipas Sinës, ka ardhur koha që Tirana të mendojë për të kaluar ture dhe marrë pjesë në grupet e Europës. Ndaj, që nga ky sezon ai e këshillon Tiranën që të përsërisë modelin e Skënderbeut në Europë.
Sina, intervistën do ta nisim me një kuic. A e dini se cili është futbollisti shqiptar që ka zhvilluar më shumë ndeshje në Champions apo Kupa e kampioneve, siç quhej dikur, me klubet tona?
Të them të vërtetën, nuk e di.
Po ju, e konfirmuar nga vetë faqja zyrtare e UEFA-s dhe kryesoni me 17 ndeshje, keni një më shumë se Shehi dhe Radasi me Skënderbeun?
(Qesh)? Realisht nuk e dija dhe as që më kishte shkuar ndërmend apo llogaritur ndonjëherë se këtë rekord e paskam unë në Shqipëri. E di që jam lojtari me më shumë trofe të fituar në Shqipëri, si dhe futbollisti me më shumë ndeshje me fanellën e Tiranës, më duket se 435 takime. Dua t?iu falënderoj për këtë lajm të bukur që më dhatë, pasi që plotëson akoma më shumë karrierën time.
Ju jeni lojtari me më shumë ndeshje në Champions, ndërsa Devi Muka golashënuesi më i mirë me 5 gola, po aq sa Hamdi Salihi?
Për Devin e dija që ka shënuar disa gola, por se ishte te golashënuesit më të mirë në Champions nga klubet shqiptare, gjithashtu nuk e kisha informacionin e saktë.
Duke parë këto dy rekorde që mbahen nga ish-lojtarë bardheblu. Mos ndoshta edhe Tirana duhet të inspirohet nga ju dhe të vendosë rekorde në Champions apo në Kupat e Europës duke filluar nga ky edicion?
Në Champions nuk ka ekipe të lehta, ndonëse bëhet fjalë për turet e para. Tirana është pjesëmarrëse e rregullt në Europë. Tani ajo nuk e ka për detyrë vetëm të fitojë tituj dhe të sigurojë pjesëmarrje në Europë, por të vazhdojë rrugën që bëri Skënderbeu para disa viteve. Ka ardhur momenti që të mos shikohet ngushtë duke u kënaqur vetëm me pjesëmarrjen dhe arkëtimin e shumave që vijnë nga turet e para.
Pra, ju thoni që momenti ka ardhur dhe Tirana duhet ta nisë ndryshimin në Europë që nga ky sezon?
Tirana është rekordmene trofesh në vendin tonë dhe shumë herë pjesëmarrëse në kompeticonet europiane, por që nuk ka kaluar ture. Tani bardhebluve u del për detyrë që të mendojnë për të kaluar ture. Nuk mund të ngopet thjesht me pjesëmarrjen.
Kjo gjë arrihet me zgjuarsi, futboll të bukur dhe me grintë. Pra, Tirana duhet ta nisë aventurën europiane jo me idenë e pjesëmarrjes, por të kalimit të tureve. Thjesht të bëjë atë rrugëtim që bënë korçarët para disa viteve. Edhe Skënderbeu nuk e kishte eksperiencën e duhur që e bëri atë sukses, por menaxhimi i mirë i situatave me lojtarët dhe afrimi i zgjuar i futbollistëve në merkato. Pra, afrimi i lojtarëve me eksperiencë edhe në arenën ndërkombëtare bëri që Skënderbeu të shkojë aty ku shkoi, plus edhe me përkrahjen e tifozërisë, që është shumë e rëndësishme. Tifozët janë pjesë e pandashme e një ekipi, siç janë te Tirana.
For several months, Nedim Bajrami has become a very po...
Tirana will play today at 19:30, the challenge against...
Xhakomo Vrioni has been made official today as the you...
Hetime në Sierra Leone për dy ndeshje të ligës së dytë, pasi...
Beppe Marotta, in moderation, has closed the door on striker...
Michael Babatunde is Laci's youngest player. The midfielder ...
There are no longer any doubts regarding the future of Giaco...
Mauricio Pochettino was fired from his position as coa...
The defender of the Albanian National Team, Marash Kum...
After the official departure of Mauricio Pochettino from PSG...
Unlike previous seasons due to the Qatar 2022 World Cup fina...
Skanderbeg shields the gate. After convincing Shkëlzen Ruçi ...
In Rome these days you can breathe more and more of a ...
Jose Mourinho wrote history on May 25 in "Air Albania". The ...
Yesterday a sensational news circulated from the Engli...
Luka Jovic, even though he was bought for 60 million euros f...
Ish-sulmuesi i Skënderbeut, Alfred Mensah, mbylli aven...
The future of Armando Broja seems to be entering the h...
Rei Manaj will try another championship after the Span...
Nuk kanë fund rastet e futbollistëve që përfundojnë pas heku...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Several gunshots were reported today in the village of Gjo...
Following the successive operations carried out by the ope...
The Police Supervision Agency has seized the service weapo...
A serious incident occurred in Lushnje, where citizen IY, ...
As the year 2026 is in its second half, the world is exper...
Today, our country will be under the influence of stable a...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
Ukrainian President Volodymyr Zelensky said Russia wants t...
Iran is adapting and enhancing the capabilities of its bal...
Serbia's Minister of State Administration and Local Self-G...
Kazakh President Kassym-Jomart Tokayev shared some critici...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.7 lek and so...
War, weather and supply disruptions could send gas prices ...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...