web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Efekti Reja/ Trajneri italian nxjerr menjëherë nga kriza skuadrën e re

2023-03-10 20:55:21, Sport CNA

Me emërimin e Edi Rejës në krye të pankinës, skuadra sllovene e NK Goricës, duket se po sheh dritë në fund të “tunelit”.

Bardheblutë kanë lënë fundin e renditjes, teksa në 2 ndeshjet e drejtuara nga ish-tekniku i Kombëtares shqiptare, ka arritur të sigurojë 4 pikë, duke u ngjitur në vendin e tetë në renditje.

Reja debutoi me Goricën në duelin ndaj Celje, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 0-1, ndërkohë që ditën e sotme barazuan ndaj Murës në shtëpi me rezultatin 1-1.

Skuadra e trajnerit italian ku aktivizohen edhe 2 futbollistët shqiptarë Karrica dhe Ahmetaj do të luftojë për mbijetesë këtë sezon. Me emërimin e Rejës gjërat duket se kanë ndryshuar për mirë.





15:05 Sport

Partizani “blindon

Partizani po planifikon të rinovojë me dy yjet e skuadrës, A...

Lajmet e fundit nga