web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-futbollisti: Chelsea po vuan këtë sezon sepse mungon Broja

2023-03-10 18:34:36, Sport CNA

Armando Broja po vazhdon që të punojë për t’u rikthyer sërish në fushën e blertë në muajin maj. Një dëmtim fatkeq në dhjetor, gjatë kohës së Botërorit, bëri që sulmuesi shqiptar të humbiste të gjitha ndeshjet e këtij sezoni.

Chelsea po vuan nga ana tjetër me golat e shënuara dhe rezultatet e marra, pavarësisht atij kualifikimi në Champions League ndaj Dortmund.

“Broja, është një qendërsulmues që do të kishte ndikim në këtë sezon. Ai dëmtim prishi gjithçka për Chelsean”, tha ish-mbrojtësi i londinezëve, Jason Cundy, teksa po diskutonte për arsyet e formës së dobët të ekipit të Potter.

Armando Broja vijon fazën e rikuperimit pas dëmtimit në gju që e detyroi t’i nënshtrohej edhe ndërhyrjes kirurgjikale. Sulmuesi pritet të rikthehet në sezonin e ardhshëm dhe të rimarrë sërish vendin e tij në radhët e Chelsea-t.





15:05 Sport

Partizani “blindon

Partizani po planifikon të rinovojë me dy yjet e skuadrës, A...

Lajmet e fundit nga