Ylli i Spanjës gjen fajtorin e eliminimit: Bari i fushës nuk ishte i mirë
Spanja është eliminuar nga Kupa e Botës. Futbollistët iber...

Zgjati deri në orët e vona të natës të së hënës në mbrëmje, por më pas u bë e qartë. Drejtori i DFB, Oliver Bierhoff, dhe Federata Gjermane e Futbollit e ndërpresin para kohe kontratën mes tyre. Është vendimi i parë i këtij lloji pas eliminimit të hidhur të Gjermanisë që në raundin paraprak nga Botërori në Katar. Dorëheqja e 54-vjeçarit është rrjedhojë logjike dhe vendimi i duhur. Pas 18 vitesh, Bierhoff po i lë vend një pasardhësi dhe kështu një fillimi të ri të vërtetë.
Ish-përfaqësuesi, tashmë, i futbollit gjerman qysh pas fërshëllimës së fundit të bilbilit në Katar i pranoi gabimet e veta. Pas eliminimeve të mëparshme nga po aq herët nga Botërori në Rusi, Evropiani i vitit të kaluar dhe tani edhe nga kampionati botëror në Katar, Bierhoff pranoi haptazi pas ndeshjes me Kosta Rikën se kishte pak argumente për t'u mbrojtur. Sigurisht që nuk është ai fajtori i vetëm për paraqitjen e dobët të ekipit gjerman në vitet e fundit, por si drejtor menaxhues i ekipeve kombëtare dhe akademisë, ai mban përgjegjësinë kryesore.

Megjithatë, mandati i Bierhoff-it pa edhe sukseset më të mëdha të kohëve të fundit, si fitimin e Kupës së Botës në Brazil në vitin 2014. Ai ishte gjithashtu i rëndësishëm në ngritjen e Akademisë së DFB-së, duke hedhur themelet për krijimin e kushteve të mira për ekipet kombëtare gjermane. "Si profesionalisht dhe personalisht" Bierhoff "ka vendosur standarde", tha trajneri kombëtar Hansi Flick në një deklaratë për shtyp, në të cilën shprehu keqardhjen për hapin e Bierhoff-it. Futbolli gjerman dhe kombëtarja në veçanti i detyrohen atij jashtëzakonisht shumë”.
Ish-sulmuesi i nivelit botëror ishte shumë novator në fillim, por në fund Bierhoff e ngadalësoi zhvillimin e njëmbëdhjetëshes gjermane. Shumica e vendimeve të tij ishin të gabuara. Me "Bisedat e Marketingut” dhe synimin për ta bërë "produktin e ekipit kombëtar" të suksesshëm në mbarë botën, Bierhoff shkaktoi irritim qysh para Kupës së Botës në Rusi.

Nën drejtimin e agjencive të marketingut si ajo e këshilltarit të lojtarëve, Raphael Brinkert, ekipi kombëtar në kohën e Bierhoff-it si drejtor Federate, e humbi gjithnjë e më shumë besueshmërinë në publik dhe në të njëjtën kohë humbi vëmendjen për atë që kishte rëndësi: futbollin e suksesshëm.
Prezantimi i markës "The Team” pas fitimit të titullit në vitin 2014 dështoi bujshëm. Diskutimet për shiritin "One Love" shënuan kulmin e trishtë të komercializimit të pandalshëm të kombëtares gjermane. Bierhoff dhe presidenti i DFB-së, Bernd Neuendorf nuk arritën ta mbanin larg skuadrës temën, u dorëzuan përballë FIFA-s dhe shkaktuan trazira në ekipin gjerman.
Për më tepër, ka gabime sportive, si për shembull këmbëngulja e trajnerit të kombëtares, Joachim Löw, pas dështimit historik qysh në raundin e parë të Kupës së Botës në 2018. Po aq e gabuar ishte edhe përzgjedhja e rezidencave për turnetë e mëparshme, edhe kjo përgjegjësi e Bierhoff-it.
Kampi bazë në izolimin rus në Watutinki 2018 dhe zona e izoluar në Herzogenaurach në Europianin e 2021-ës rezultuan të mos ishin optimale. Në Katar poashtu, Bierhoff-i zgjodhi një rezidencë të izoluar në veri të vendit - shumë larg atmosferës së Botërorit. Si përfundim, ka marrë shumë vendime të gabuara.
Dorëheqja e Bierhoff-it është një mundësi për një fillim të ri, por ajo mund të jetë vetëm fillimi. Duhet vënë në pikëpyetje edhe puna e drejtorit sportiv të DFB-së, Joti Chatzialexiou. 46-vjeçari filloi të punojë si drejtor sportiv nën Bierhoff në vitin 2018 dhe është përgjegjës, ndër të tjera, për talentet e reja gjermane, ku përfshihet edhe trajnimi i sulmuesve dhe mbrojtësve, të cilët kanë munguar prej vitesh.
DFB-ja tani ka nevojë urgjente për një frymë kritike, e cila do të vazhdojë të çojë përpara reformat që filloi Bierhoff-i 18 vjet më parë dhe të mos drejtohet më nga agjencitë e marketingut, por të përqendrohet tërësisht në suksesin sportiv të ekipeve të DFB-së.
Matthias Sammer, ish menaxher sportiv i Federatës Gjermane të Futbollit (2006-2012), mund të jetë zgjidhja e duhur për ta rikthyer DFB-në në rrugën e suksesit përpara kampionatit tjetër të madh, Europianit 2024, që do të bëhet në Gjermani. 55-vjeçari konsiderohet i parehatshëm dhe kritik, por këto janë cilësi, që tani i duhen DFB-së. Fundi i epokës së Bierhoff-it është një shans që DFB duhet ta shfrytëzojë./DW
Spanja është eliminuar nga Kupa e Botës. Futbollistët iber...
Florian Kamberi's career has not gone as expected. The...
Maroku dhe Portugalia ishin 2 kombëtaret e fundit që kompl...
Portugalia është skuadra e fundit që kualifikohet për në faz...
Morocco is undoubtedly the most beautiful surprise of this...
Një person i cili pretendon se udhëton në kohë, ka treguar...
Françesko Toti i dha fund martesës me Ilari Blazin dhe tas...
Kilian Mbape has turned into one of the brightest stars of...
Një Youtuber i ka fituar një 1.3 milionë funte, pasi paras...
FIFA World Cup Katar 2022 ka hyrë në një nga turnetë më të...
An elimination that no one expected, but it happened! Spai...
Portugal and Switzerland will play for the last ticket...
Morocco has qualified for the quarter-finals of the World Cu...
Ka përfunduar pa gola sfida mes Marokut dhe Spanjës. Tani e...
The one between Brazil and South Korea was the last match th...
Asgjë nuk është shumë larg për dashurinë! Edhe ish-kapiteni ...
Discussions about penalties in the studio of "Qatar N'24" ...
Kosovar activist Zana Avdiu's comments about Granit Xhaka in...
Spain will face Morocco in the 1/8 finals at the World Cha...
The clash between Zana Avdi and the family of Granit Xhaka f...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Another gunshot wound occurred at the scene. According to...
A gunshot wound occurred this afternoon in Shijak. Accordi...
The Border Police blocked the vessel and fined the driver ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
The vote counting for political entities in Kosovo is almo...
Former President Vjosa Osmani, who was the leader of the D...
LDK leader Lumir Abdixhiku and former president Vjosa Osma...
The Vetëvendosje movement has declared victory in the snap...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...