web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Djelmoshat e Fierit përballen me krenari në Europë, arrijnë rezultat fantastik në UEFA Youth League

2022-09-15 21:19:00, Sport CNA

Një ndeshje e rëndësishme ishte për Apoloninë U-19 në Europë. Ky ekip arriti një rezultat fantastik, aty ku nisën zyrtarisht rrugëtimin në UEFA Youth League.

Skuadra e Fierit arriti të barazonte në transfertë ndaj Astanës, 1-1. Në minutën e 42 do të vinte goli i parë i takimit, pikërisht nga Apolonia. Një aksion i bukur i finalizuar me sukses nga Mezani pasi u gjet para portës kundërshtare.

Gjithçka u barazua në fundin e pjesës së parë teksa me një goditje dënimi nga distanca, Astana riktheu baraspeshën. Pjesa e dytë i përkiste vetëm statistikave me Apoloninë që arrin rezultat mbreslënës.





Lajmet e fundit nga