web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dita e ndeshjes, Shqipëria sfidon Letoninë në transfertë

2025-06-10 10:34:00, Sport CNA

Dita e ndeshjes, Shqipëria sfidon Letoninë në transfertë

Pas barazimit me Letoninë, Kombëtarja shqiptare do të zbresë sërish në fushë mbrëmjen e kësaj të marte, këtë herë për sfidën ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Kuqezinjtë do të kërkojnë të rikthehen me çdo kusht te fitorja, për të mbrojtur vendin e dytë, që është edhe objektivi në këto eliminatore.

Pavarësisht kundërshtarit në letër, në Riga pritet të jetë një ndeshje shumë e vështirë, sidomos për shkak se vjen pak ditë pas asaj me Serbinë, ku lojtarët kanë shpenzuar shumë.

Këtë e pranoi në konferencën për shtyp, edhe trajneri i Shqipërisë, Silvinjo. Tekniku kuqezi tha se pret një ndeshje të vështirë, ndërsa vuri theksin te numri i lartë i lojtarëve që ka në drejtim.

Silvinjo deklaroi se presioni është prezent në futboll, por pak më shumë kur drejton një kombëtare. Sipas tij, ndeshja me Letoninë ka rëndësi të madhe.

Në të njëjtën linjë me trajnerin ishte edhe Kristjan Asllani, i cili theksoi se do të jetë një ndeshje taktike, për shkak se kundërshtari ka teknik italian në stol.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Letonisë, do të luhet mbrëmjen e kësaj të marte, duke nisur nga ora 20:45.





Lajmet e fundit nga