web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Partizani godet në merkato, të kuqtë bëjnë afrimin e bujshëm

2025-06-09 10:06:00, Sport CNA

Partizani godet në merkato, të kuqtë bëjnë afrimin e

Vusal Isgandarli do të jetë afrimi i radhës te Partizani. Kryeqytetasit kanë arritur akordin, për të rikthyer sulmuesin në Superiore. 

29-vjeçari është pjesë e Boluspor në Turqi, nga të cilët do të largohet ditët e ardhshme. 

Isgandarli e njeh mirë kampionatin shqiptar, pasi ka shkëlqyer me Egnatian, para se të shitej në Turqi. 

Fakti që e njeh mjaft mirë Superioren, ka shtyrë edhe më shumë drejtuesit e kuq që të arrinin një marrëveshje me të. Palët tashmë mes tyre po diksutojnë detajet e fundit dhe pritet më pas edhe konkretizimi i kësaj lëvizje.





Lajmet e fundit nga