web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Morgan Freeman's dialogue at the opening ceremony, harsh criticism of the great actor on social networks

2022-11-20 19:36:00, Sport CNA

Morgan Freeman's dialogue at the opening ceremony, harsh criticism of the

The great Hollywood actor, Morgan Freeman, was the protagonist of the opening ceremony of the World Cup, "Qatar 2022", where he held a dialogue with the local entrepreneur, Ghanim al Muftah. The actor, now 85 years old, started his part in this event, narrating a segment titled "The Call" only with his voice, but after a few jokes he also appeared on the stage set up in the middle of the field of the "Al Bayut" stadium. ".

“Jemi mbledhur të gjithë këtu, si një tribu e vetme e madhe”, tha Freeman.
Freeman u prit në skenë nga 20-vjeçari Muftah, i cili ka lindur me një sëmundje të rrallë, si pasojë e të cilës nuk ka gjymtyrët e poshtme.

“Afrohu”, i tha Muftah. Freeman iu përgjigj: “Nuk jam i sigurt, a jam i mirëpritur?”. Muftah i tha: “Prandaj bëmë thirrjen, sepse të gjithë janë të mirëpritur. Ishte një ftesë për të gjithë botën”.
Freeman vazhdoi: “Më kujtohet se, edhe pasi morëm thirrjen, në vend që të gjenim një mënyrë tjetër, e hodhëm poshtë dhe donim të bënim sipas kokës sonë. Dhe tani bota ndihet më e largët dhe e përçarë. Si mundet kaq shumë vende, gjuhë dhe kultura të bashkohen, nëse pranohet vetëm një mënyrë?!”
Në rrjetet sociale, tifozët e futbollit kanë reaguar negativisht kundër aktorit, që shfaqej katër vjet pas akuzave për sjellje të padenjë dhe ngacmim seksual nga plot 16 persona. Ndërkohë, mediet britanike raportojnë se televizionet atje vendosën të mos e transmetonin ceremoninë, duke shfaqur në vend të saj një reportazh për abuzimet me të drejtat e njeriut që ndodhin në Katar.
Katari është kritikuar shpesh për trajtimin e punëtorëve të huaj, pjesëtarëve të komunitetit LGBTQI+ dhe kufizimet sociale që janë në fuqi në vend.





Lajmet e fundit nga