web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jo vetëm në Serie A, Skukën e duan edhe në Turqi

2022-11-20 18:41:00, Sport CNA

Jo vetëm në Serie A, Skukën e duan edhe në Turqi

Xhuljano Skuka, u grumbullua nga Kombëtarja për dy miqësoret e muajit nëntor, ndaj Italisë dhe ndaj Armenisë.

Sulmuesi ia doli të lërë shenjë në të dyja ndeshjet, ku në miqësoren me Italinë, për pak minuta sa luajti, krijoi dy raste të rrezikshme, një nga to me roveshatë.

Në ndeshjen me Amrneinë (2-0), Skuka ishte autori i golit të parë. Këto paraqitjet ët shkëlqyera të sulmuesit të Partizanit, nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubet jashtë.

Sipas asaj që raporton “Tuttomercatoweb”, klubi i Serie A, Leçe ndjek prej kohësh Skukën dhe është interesuar, ndërsa nuk përjashtohet një ofertë në merkaton e muajit janar. I njëjti burim, shkruan se Partizani ka marrë edhe disa oferta për sulmuesin, nga klube turke.

Duke parë formën e shkëlqyer, Skuka mund të largohet nga Partizani në merkaton e janarit, për të bërë një hap të madh në karrierë.





Lajmet e fundit nga