web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deliallisi: E dominuam Skënderbeun, u ndëshkuam nga dy episode

2023-09-27 17:21:00, Sport CNA

Trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij u mposht 2-1 nga Skënderbeut.

Sipas tij, skuadra u ndëshkua vetëm nga dy episode dhe pjesën tjetër të lojës e dominuam.

"Kishte shumë ndalesa loje, në momentin që ne kishim superioritet numerik. Përveç dy episodeve, pjesën tjetër të lojës e kishim ne në kontroll.

U munduam që 7-8 minuta të studiojmë kundërshtarin. Përveç episodit të penalltisë, pjesa tjetër e lojës ishte në zotërimin tonë.

Ne kërkonim të kapnim dy cepat e kundërshtarit, aty ku mendonim se ishte pjesa më problematike e kundërshtarit. Ne i kishim rastet tona, por në metrat e fundit mungonte saktësia.", tha Deliallisi. 





Lajmet e fundit nga