web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Debuton në fundjavë, Artan Mërgjyshi rikthehet në stol

2024-01-15 14:32:00, Sport CNA

Debuton në fundjavë, Artan Mërgjyshi rikthehet në stol

Artan Mërgjyshi do të jetë trajneri i ri i Apolonisë. Pritet vetëm zyrtarizimi nga klubi fierak me Mërgjyshin që ka dalë që tani në stërvitje. Ai ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore duke marrë drejtimin e skuadrës.

Mërgjyshi rikthehet kështu te Apolonia, të cilën herën e fundit që e ka drejtuar, e ngjiti në Superiore. Së fundmi ai shpalli Vorën kampione të Kategorisë së Dytë dhe do të provojë të vijojë me suksese të tjera te Apolonia.

Debutimi i Mërgjyshit do të jetë këtë të shtunë teksa Apolonia pret në shtëpi Flamurtarin në një superduel që nis nga ora 13:30, e vlefshme për javën e 17-të të Kategorisë së Parë.





14:10 Sport

VIDEO/

Sokol Cikalleshi u rikthye me ekipin e Konyaspor në ndeshj...

Lajmet e fundit nga