web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Zhegrova i mahnit të gjithë, shikoni supergolin e shënuar në Francë

2024-01-14 17:35:00, Sport CNA

Lille ka marrë fitore me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Lorientit, në kuadër të xhiros së 20-të në elitën e futbollit francez.

Një ndër lojtarët më të mirë në fushë për ekipin francez ishte edhe sulmuesi nga Kosova, Edon Zhegrova, i cili shënoi një gol fantastik në minutat e fundit të ndeshjes.

Po luhej minuta e 93-të kur Zhegrova me një goditje nga një distancë e largët arriti të mposhtë portierin kundërshtar për rezultatin 3-0.

Ky ishte goli i dytë i Zhegrovës në këtë edicion të ri të Ligue 1, teksa ai numëron edhe katër asistime.

Forma e lartë e Zhegrovës këtë sezon me Lille ka rënë në sy të shumë ekipeve evropiane, ku një ndër ekipet që raportohet se ka shprehur interesim për të është Real Sociedadi.

24-vjeçari ka kontratë me Lille deri në vitin 2026 dhe momentalisht vlera e tij në treg sipas Transfermarkt qëndron rreth 10 milionë euro.

 





14:10 Sport

VIDEO/

Sokol Cikalleshi u rikthye me ekipin e Konyaspor në ndeshj...

Lajmet e fundit nga