web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendos një penallti, Egnatia triumfon ndaj Skënderbeut

2024-01-13 15:27:00, Sport CNA

Egnatia e nisi vitin me fitore, teksa mposhti minimalisht Skënderbeun në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Superiore.

Një penallti e shndërruar në gol nga Fernando në minutën e 59-të, vendosi takimin. Ishte Joel, i cili i rrëmbeu topin në zonë Ramos, me këta të fundit që goditi në mënyrë të parregullt dhe shkaktoi 11 metërsh.

Korçarët tentuan të reagojnë, por rastet e krijuara ishin të pakta. Me këtë fitore, Egnatia mban vendin e parë me 40 pikë, ndërsa Skënderbeu mbetet në vendin e gjashtë me 22 pikë.  





Lajmet e fundit nga