web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Chelsea fiton me lehtësi, Aston Villa “bindon” vendin e tretë

2026-01-25 17:38:00, Sport CNA

Chelsea fiton me lehtësi, Aston Villa “bindon” vendin e

Chelsea mori fitoren e dytë radhazi në Premier League, duke mposhtur 3-1 në transfertë Crystal Palace, në takimin e vlefshëm për javën e 23-të.

Skuadra mike kaloi në avantazh në pjesën e parë me Estevao, ndërsa në pjesën e dytë Joao Pedro dhe Enzo Fernandez vulosën rezultatin përpara se Richards të shënonte golin e vetëm për vendasit.

Me këtë fitore, "Blutë" ngjiten në kuotën e 37 pikëve, duke mbajtur vendin e katërt në klasifikim.

Paralelisht, Aston Villa ka arritur një fitore të rëndësishme 2-0 në fushën e Newcastle, duke u rikthyer te suksesi falë strategjisë së Unai Emery.

Ky triumf e mban ekipin nga Birmingham në vendin e tretë me 46 pikë, ndërsa Newcastle mbetet në vendin e nëntë.

Në ndeshjet e tjera të kësaj jave, Nottingham Forest mposhti Brentford me të njëjtin rezultat, 2-0.





Lajmet e fundit nga