web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Moment prekës para Tirana-Flamurtari, lojtarët dhe tifozët bëhen bashkë

2026-01-25 13:42:00, Sport CNA

VIDEO/ Moment prekës para Tirana-Flamurtari, lojtarët dhe tifozët

Tirana dhe opinioni sportiv u njoftuan dje për ndarjen e parakohshme nga jeta të Irina Alvarez, vajzës 9-vjeçare të futbollistit Fredi Alvarez.

Ngjarja e ndodhur në kryeqytet shkaktoi shtyrjen e menjëhershme të sfidës mes Tiranës dhe Flamurtarit, e planifikuar për javën e 21-të të Kategorisë Superiore.

Përpara nisjes së takimit të sotëm, të dyja skuadrat dhe stafet teknike mbajtën një minutë heshtje në nderim të vajzës së mesfushorit. Futbollistët e të dy kampeve vendosën kurora me lule pranë tribunës së tifozëve në shenjë respekti dhe solidariteti.

Mbështetësit bardheblu shpalosën gjithashtu mesazhe ngushëllimi për familjen e lojtarit gjatë ceremonisë. Klubi i Tiranës dhe Federata Shqiptare e Futbollit kanë shprehur mbështetjen e tyre për lojtarin në këtë moment të vështirë.





Lajmet e fundit nga