web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bundesliga/ Bayern Munich “marshon” drejt titullit, Stuttgart përfiton nga ndalesa e Leipzig

2025-01-18 17:43:00, Sport CNA

Bundesliga/ Bayern Munich “marshon” drejt titullit, Stuttgart

Bayern Munich triumfoi me vështirësi ndaj Wolfsburg, me rezultatin 3-2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Bundesligë.

Bavarezët iu falën dopietës së Leon Goretzka dhe golit të Michael Olise, për të marrë suksesin e katërt radhazi në kampionat.

Me këtë fitore, Bayern mban vendin e parë me 45 pikë, i ndjekur nga Leverkusen me 38 pikë, por “aspirinat” përballen me Borussia Monchengladbach në mbrëmje.

Leipzig barazoi 3-3 ndaj Bochum në transfertë dhe zbret në vendin e pestë me 31 pikë. Nga kjo ndalesë përfitoi Stuttgart, që fitoi 4-0 ndaj Freiburg dhe ngjitet në vendin e katërt me 32 pikë.

Në sfidat e tjera, Hoffenhaim fitoi 3-1 ndaj Holstein Kiel, ndërsa St. Paul mposhti Heidenheim 0-2.





Lajmet e fundit nga