web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Broja “thesari” i Chelsea-t/ Në skenë shfaqet tjetër klub që kërkon shërbimet e sulmuesit

2022-07-02 20:25:00, Sport CNA

Armando Broja është padyshim lojtari më i kërkuar në merkato, kur bëhet fjalë për shqiptarë. Sulmuesi i Chelsea-t kaloi sezon mbresëlënës si huazim te Southampton, ku ja doli të fitojë vëmendjen e klubeve të mëdha europiane.

Debutimi i suksesshëm në Premier League ka bërë që skuadra si Napoli, Newcastle dhe veçanërsisht West Ham të futen në bisedime me Chelsea-n që zotëron kartonin e tij. Së fundmi është shfaqur dhe Ajax, që sipas CBS Sports Golazo, ka pyetur londinezët në lidhje me situatën e tij.

Në rast të një transferimi të mundshëm, Broja do e kishte rikthim në Hollandë, pasi ka qenë më parë në huazim te Vitesse.
  





Lajmet e fundit nga