web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha: Nuk prisja të luaja nga minuta e parë, po më shpërblehem puna

2024-09-16 14:12:00, Sport CNA
Berisha: Nuk prisja të luaja nga minuta e parë, po më
Medon Berisha

Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit, Medon Berisha ishte titullar në ndeshjen Torino-Lecce, e vlefshme për javën e katërt të Serie A, që u mbyll pa gola.

Duke folur në zonën mikes, Berisha u shpreh se kishte bindjen që mund të merrnin më shumë se një pikë.

“Është një pikë e mirë, por brenda vetes kemi bindjen se mund të kishim fituar”-deklaroi shqiptari, pas ndeshjes e tij të parë si titullar me Lecce-n.

Më tej, i pyetur për faktin se si u ndje që e nisi ndeshjen nga minuta e parë, mesfushori “kuqezi” theksoi se po shpërblehet për punën e bërë.

“Në stërvitje, gjithmonë përpiqem të jap më të mirën time, besoj po shpërblehem për këtë. Kur jep më të mirën, kënaqësia vjen natyrshëm. Unë jam gjithmonë gati, është e rëndësishme të jem në dispozicion të trajnerit. Kisha luajtur pak para kësaj ndeshjeje, por nuk ishte problem. Jemi një ekip cilësor, ka konkurrencë të madhe. Tani duhet të sigurojmë vazhdimësi”-tha ndër të tjera Medon Berisha./CNA





Lajmet e fundit nga