web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Barça nuk e ndal “marshimin”, goli i Olmos afron katalanasit me titullin

2025-04-22 23:32:00, Sport CNA

Barça nuk e ndal “marshimin”, goli i Olmos afron katalanasit

Barcelona ka marrë një fitore minimale në shtëpi ndaj Mallorcas, në ndeshjen e javës së 33-të të La Liga-s.

Takimi i zhvilluar në “Estadi Olímpic Lluís Companys” u mbyll me rezultatin 1-0, me golin vendimtar që u shënua nga Dani Olmo në minutën e 46-të, menjëherë në nisje të pjesës së dytë.

Me këtë sukses, katalanasit ngjiten në kuotën e 76 pikëve dhe ruajnë kryesimin në kampionat, me 7 pikë më shumë se Real Madrid që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërkohë, Mallorca mbetet në vendin e 7-të me 44 pikë, duke vazhduar garën për një vend në kupat europiane.





Lajmet e fundit nga