web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arne Slot: Kalendari i vështirë? Kjo është ajo që na pëlqen ne te Liverpool

2024-10-23 15:57:00, Sport CNA
Arne Slot: Kalendari i vështirë? Kjo është ajo që na
Arne Slot

Liverpool do të përballet këtë të mërkurë, duke nisur nga ora 21:00 me RB Leipzig në transfertë, në kuadër të raundit të tretë të Champions League.

Duke folur për mediet në prag të këtij takimi, trajneri i “The Reds”, Arne Slot u shpreh se duan fitoren, teksa shtoi se nuk trembet nga kalendari i vështirë, por përkundrazi, i pëlqen.

“Në çdo moment të sezonit ti do rezultatin më të mirë të mundshëm. Ne do të përballemi me një skuadër të mirë, që po bën mirë në Bundesliga. Me këtë format dhe me dy ndeshje të luajtura ne kemi një klasifikim që nuk tregon të gjithë historinë. Ata janë një skuadër shumë e mirë. Është e vërtetë që ne kemi një kalendar të vështirë, por çfarë prisni kur luani në Champions League? Kjo është ajo që na pëlqen dhe që duam”,-u shpreh ndër të tjera kreu i stolit të Liverpool-it./CNA





Lajmet e fundit nga