web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

15 milionë euro për Manajn, e duan në Francë dhe Spanjë

2024-02-26 14:04:00, Sport CNA

15 milionë euro për Manajn, e duan në Francë dhe Spanjë

Në kampionatin turk vijon të shkëlqejë Rey Manaj, i cili shënoi golin e radhës në takimin Sivasspor-Pendikspor. Sulmuesi kuqezi realizoi golin e tretë në fitoren 4-1 të Sivasspor, teksa ky ishte goli i 14-të për Manajn në kampionat.

Lushnjari po shënon thuajse në çdo ndeshje dhe kjo ka bërë që të rritet vlera e kartonit të tij. Ndërkohë trajneri i Sivasspor, Bulent Uygun, ka treguar situatën e sulmuesit.

“Ka klube që e duan nga Franca, Spanja, Arabia Saudite dhe Katari. Në fund të sezonit, bordi ynë i drejtorëve do të bëjë atë që është e nevojshme. Sigurisht që është vendosur një çmim, 15 milionë euro. Të gjithë kanë një çmim”, tha Bulent.





15:30 Sport

Teuta

Nuk prodhoi fitues sfida mes Egnatias dhe Teutës, e vlefshme...

Lajmet e fundit nga