LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trafiku është shtuar, por Shqipëria kishte numrin më të ulët të makinave për banorë në Europë edhe në 2021-shin

2023-05-31 10:32:00, Sociale CNA

Trafiku është shtuar, por Shqipëria kishte numrin më të

Shqipëria ka vijuar të mbetet shteti i Europës me numrin më të ulët të veturave për pasagjerë në raport me popullsinë, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat dhe që i përkasin vitit 2021.

Në Shqipëri kishte 210 autovetura për 1000 banorë, sipas Eurostat, nga 190 që ishte treguesi vitin e mëparshëm. Pavarësisht rritjes, vendi mbetet i fundit në Europë për numrin e autoveturave në raport me popullsinë (të dhënat për Kosovën dhe Turqinë dhe Bosnjën nuk janë të disponueshme).

Pas Shqipërisë renditet Maqedonia e Veriut, me 231 mjete, ndërsa rekordin e mban Serbia, me 325 autovetura.

Banorët e rajonit disponojnë shumë më pak automjete personale në krahasim me vendet e Bashkimit Europian. Në shtetet e BE-së treguesi fillon nga 400 eurovetura. Mesatarja e Bashkimit Europian është 570 autovetura për një mijë banorë.

Numri i makinave për banor në Europë është rritur në vitin 2021

Eurostat raportoi se në vitin 2021, numri mesatar i makinave të pasagjerëve për banor në Bashkimin Europian, u rrit nga 0,53 në 0,57.

Të dhënat tregojnë se vendet perëndimore të BE-së, regjistruan norma më të larta të motorizimit (makina pasagjerësh për 1000 banorë), sesa anëtarët qendrorë dhe lindorë të BE-së. Megjithatë, në nivel rajonal, kishte pabarazi të konsiderueshme në pronësinë e makinave brenda BE-së.

Normat rajonale shpesh lidhen me situatën ekonomike, por mund të ndikohen edhe nga rrethana specifike. Për shembull, shkalla e lartë e motorizimit në Valle d’Aosta (Itali), ndikohet nga rregullat e favorshme tatimore.

Midis viteve 2001 dhe 2021, Rumania regjistroi normën më të lartë mesatare vjetore të rritjes së makinave të pasagjerëve për 1 000 banorë midis vendeve anëtare të BE-së (+5,4%), e ndjekur nga Polonia (+4,5%).

Vendet që shënuan norma mesatare vjetore të rritjes nën 1%, ishin Malta dhe Holanda (secila +0,9%), Spanja (+0,8%), Franca dhe Italia (secila +0,7%), Belgjika dhe Austria (secila +0,5%), Gjermania dhe Luksemburgu (secila +0.4%) dhe Suedia (+0.3%)

Në përgjithësi, vendet baltike, vendet e Europës Lindore dhe Qendrore, kanë regjistruar rritje më të forta se vendet perëndimore të BE-së midis 2001 dhe 2021./Monitor.al

Trafiku është shtuar, por Shqipëria kishte numrin më të

 

Lajmet e fundit nga