LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Temperatura deri në 22 gradë/ Parashikimi i motit për ditën e enjte

2023-11-16 07:22:00, Sociale CNA
Temperatura deri në 22 gradë/ Parashikimi i motit për ditën
Foto ilustruese

Për ditën e enjte mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të thata dhe relativisht të ftohta me origjinë veriore.

Shërbimi Metorologjik Ushtarak njofton se moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetarë dhe lugina era fiton shpejtësi 10-12 m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 3 deri 13°C, në zonat e ulëta 6 deri 22°C, në zonat bregdetare 10 deri 22°C./CNA

Lajmet e fundit nga