web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush është Kryepsikopi i ri i KOASH, Fortlumturia e tij Joan Pelushi

2025-03-16 11:49:00, Sociale CNA
Kush është Kryepsikopi i ri i KOASH, Fortlumturia e tij Joan Pelushi
Joan Pelushi, Kryepiskopi i ri i KOASH

Kryepiskopi i ri i i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi u lind në Tiranë në vitin 1956.

Në vitin 1975, Joani pagëzohet fshehurazi nga prifti atdhetar, patriot, hero, më vonë peshkopi i Apollonisë, Kozma Qirio, mes terrorrit të egër, çnjerëzor, ateist. Dashuria e tij për t’i shërbyer njeriut, e çoi të riun Joan në vitet 1979-1990 të punojë në Spitalin Psikiatrik të Tiranës, në pavijonin e rehabilitimit, ku ranë në sy vlerat e tij si besimtar.

Kush është Kryepsikopi i ri i KOASH, Fortlumturia e tij Joan Pelushi

 

Në vitin 1990, Joan Pelushi ikën drejt SHBA-së për t’u arsimuar në Theologji në Universitetin “Holy Cross Greek Orthodox School of Theology” në Boston, ku diplomohet me “High Distinction” në Master i Studimeve Teologjike, në vitin 1993. Dashuria e pakufishme për Zotin, si bir i denjë dhe i zellshëm i tij, bëri që në vitin 1992, Joani të kontaktojë Kryebariun e Kishës Orthodhokse Shqiptare, të sapoardhurin, Kryepiskopin Anastas, për të plotësuar thirrjen e Zotit për të, që t’i shërbejë atij në Shqipëri, në vendin e tij, në një kohë kur të gjithë dëshironin të largoheshin nga vendi.

Kush është Kryepsikopi i ri i KOASH, Fortlumturia e tij Joan Pelushi

Pas kthimit në Shqipëri, në shtator të atij viti, fillon të punojë si pedagog në Akademinë Teologjike të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Në 27 shkurt 1994 dorëzohet dhjakon dhe në 4 dhjetor prift, duke vazhduar të japë mësim në Akademinë Teologjike.

Atë Joani më 1995 shkoi përsëri të ndjekë studime të mëtejshme në Universitetin “Holy Cross Greek Orthodox School of Theology” në Boston, USA, për përgatitjen dhe lartësimin e tij më tej si bari i ardhshëm, që të ishte sa më i denjë në përkushtimin e tij ndaj Zotit dhe grigjës. Erudicion me përkushtim të pandërprerë, të zellshëm, e kurorëzon Atë Joanin “High Distinction”, Master i Teologjisë, ekuivalent Kandidat i Shkencave në Holy Cross, Boston, viti 1997.

Kush është Kryepsikopi i ri i KOASH, Fortlumturia e tij Joan Pelushi

Dëshirë e madhe për t’i shërbyer sa më shumë transmetimit të dijeve, përgatitjeve të barinjve për Kishën, pas kthimit në Shqipëri, emërohet dekan i Akademisë Theologjike të Kishës Orthodhokse, detyrë nga viti 1996-’98.

Më kujtohet që ishte viti i tretë i shkollës së mesme, kur rashë në kontakt me Ungjillin dhe me një grup besimtarësh që e kishin mbajtur gjallë besimin (vitet ’74 -‘75), si Petro Zheji, Theofan Papa, papa Kozmai, dhe motrat Cico. Bisedonim vazhdimisht me zell të zjarrtë dhe dashuri të madhe për Ungjillin. … jashtë sundonte errësirë, por thellë në shpirt ndjeja një gëzim të madh”, përshkruan imzot Joani.

The Metropolitan of Korça, Bishop Joan, seeks and increases his devotion, responsibility, and most worthy service to Jesus Christ. Master of many languages, English, French, Italian, Greek, and with knowledge of Latin and Hebrew, he contributes tirelessly with translations and publications to the formation, unification, and definition of philosophical and religious terminology, thus filling significant gaps in Albanian literature in this field.

Kush është Kryepsikopi i ri i KOASH, Fortlumturia e tij Joan Pelushi

The boy who believed, accepted, and secretly embraced Christ in the gloomy, dark, wild times of communism in the 70s, for nearly 30 years leads with the grace of God the Metropolis of Korça, marks important international meetings. Referent, participant in the groups drafting texts, declarations, various messages.

High-level representative in the World Orthodox Church. Working groups in the World Council of Churches. Member of important working groups (Joint Working Group) with a five-year mandate for the drafting, cooperation between the World Council of Churches and the Roman Catholic Church. Universal thoughts on the reality of today's human society, its values, the Church, faith, as a fundamental right of man as the icon of God and his image./ CNA





Lajmet e fundit nga