web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kolonja, mes atraksioneve turistike/ Numri i vizitorëvenë rrijte, mungojnë kapacitetet akomoduese

2024-01-15 14:21:00, Sociale CNA
Kolonja, mes atraksioneve turistike/ Numri i vizitorëvenë rrijte,
Foto ilustruese

Kolonja mbetet një nga atraksionet më të njohura turistike për bukuritë që ofron, traditën, e në mënyrë të veçantë për trashëgiminë e kulturës që ka treva e njohur.

Vitin e kaluar është dyfishuar numri i turistëve dhe vizitorëve, e gjithë kjo ka ardhur e për shkak të investimeve të kryera në veçanti në fshatrat turistike.

Kryetari i bashkisë Erion Isai ka një "merak", në qoftë se do do të jetë një gjendje për të përballuar fluksin në rritje të turistëve për shkak se ende numri i akomodimeve vijon të jetë i ulët.

"Besoj se viti tjetër se do jetë dyfishi i dyfishit dhe meraku që kam është sa jemi gati të presim numrin e mundshëm të turistëve. Po ndërrojme këndvështrim. Jo si të bëjmë reklamë që njerëzit të na vijnë por si të shkojmë drejt cilësisë, rritjes së numrit të akomidimeve. Numri është por a i ofrojmë atë që duhet? Është gati dyfish numri i qëndrimit ai i kalimit", u shpreh Isai. 

Ky është Edi Bilo, një nga operatorët më të njohur të zonës. Rritja e numrit të turistëve në resortin e tij e ka detyruar të rrite edhe kapacitetin akomodues.

"Më shumë lindi si nevojë për hir të së vërtetës.Numri i turistëve si të huaj dhe vendas ka qenë në rritje, numri i tyre është trefishuar. Me hapjen e hotelit të ri e shohim se jemi më të ngarkuar. Të dyja llojet e turistëve janë. Turistët vendas vijnë nga Shqipëria e mesme, një pjesë edhe nga veriu, kurse turistët e huaj dominojnë gjermanët, çeke, polake", tha ai. 

Erseka si dhe fshatrat e shumtë turistikë kanë mirëpritur afro 28.000 turistë ndërkohë që numri i vizitorëve i ka kaluar shifrat e 40.000./CNA 





22:08 SOCIAL ISSUES

Children's drawings

"He filled our house with scribbles, the party is getting ...

08:13 SOCIAL ISSUES

I ftohti i acartë

Ditën e shtunë vendo dë do të ndikohet nga kushte të q...

Lajmet e fundit nga