LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I ftohti Siberian “mbërthen” vendin/ Temperaturat shkojnë në minus 10 gradë

2023-02-07 08:00:00, Sociale CNA

I ftohti Siberian “mbërthen” vendin/ Temperaturat shkojnë

Shqipëria vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore me origjinë nga Lindja e kontinentit Europian, të cilat do sjellin dominim, të kthjellimeve në pjesën më të madhe të ditës në ultësirën perëndimore.

Ndërsa në zonat malore do të ketë kalime vranësirash të cilat do të bëhen më të dukshme në pjesën e dytë të ditës, por nuk do të mund të gjenerojnë reshje në territor.

Gjithashtu temperaturat e ulëta do të vijojnë të sjellin problematika me ngricat. 

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke u luhatur nga -10°C deri në 10°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Lindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Moti, e mërkurë, 8 shkurt 2023

Sipas MeteoAlb, i ftohti Siberian që ka goditur rajonin e Ballkanit do të bëj që vendi ynë të mbetet me temperatura shumë të ulëta, duke sjellë temperatura shumë më të ulëta se vlerat normale të Shkurtit.

Por përsa i përketë kushteve atmosferike do të ketë mbizotërim të motit të qëndrueshëm, ku në ultësirën perëndimore priten intervale të gjata me kthjellime.

Ndërsa në zonat malore parashikohet të ketë kalime vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë në orët e pasdites dhe mbrëmjes në Verilindje të Shqipëris.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por do të mbeten kostante në mesditë duke u luhatur nga -9°C deri në 10°C.

Era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë./CNA.al

Lajmet e fundit nga