Movement resumes after suspension / Vehicle flow at Kapshtica customs
After the end of the movement suspension interval, the pas...
After the end of the movement suspension interval, the pas...

Duke marrë shkas nga ngjarja e fundit ku të plagosur mbetën dy persona në pazarin e Korçës, mjekja psikiatre Nikolina Bode ka ngritur alarmin e rritjes së numrit të personave të cilët vuajnë nga problemet e shëndetit mendor ku fillesë kanë lëndët narkotike.
Këta persona janë një risk i lartë per kryerjen e veprave të ndryshme penale duke përfshirë edhe ato të rëndat si vrasjet apo edhe grabitjet.
Sipas mjekes, këta persona duhet të konstatohen fillimisht nga familjarët dhe të trajtohen që në moshë të hershme për të shmangur problemet e mëvonshme të shëndetit mendor.
“Dua të theksoj se jo gjithmonë vepra penale lidhet me problemet primare ose të mirëfillta të shëndetit mendor. Fatkeqësisht rastet janë të shtuara dhe sot kemi shum? persona të cilët bëhen kontigjentë dhune dhe veprash penale të formave nga më të ndyshmet, abuzime fizike, seksuale , grabitje rrëmbim. Por kjo është e lidhur ngushtësisht sidomos me personat abuzues , kontigjentin përdorues të lëndëve narkotike apo edhe të alkoolit.
Nëse kjo fillohet në moshë të hershme jo vetëm që e deformon individin dhe ndyshon tiparet e personalitetit, por jep dhe probleme të shëndetit mendor sekondare të lëndëve narkotike. Pra nuk është sëmundja mendore primare aq sa substancat dhe personat e parehabilituar për një kohë të gjatë.
Njihet personi si person përdorues i lëndëve narkotike jo i kartelizuar në qëndrën tonë për shërbimin e shëndetit mendor domethënë që problemi fillestar i tij kanë qënë substancat dhe këto të patrajtuara përgjatë kohës në moshë të hershme japin tipare të personalitetit antisocial por dhe në persona të rritur formojnë individin duke dhënë sëmundje mendore. Duke u bërë të dyja bashkë lënda narkotike me sëmundjet mendore bëhen vërtet rrisk për kontigjentin dhe popullsinë duke çuar në vepra kriminale dhe ngjarje të rënda.
Nëse do të flasim për përgjegjësinë ligjore vetë substanca të devijon duke dhënë dhe deformime të shëndetit mendor apo një persoanlitet antisocial. Ky person i invalidizuar . Nga ana e përgjegjshmërisë ligjore në kushte të caktuara të abuzimit apo marrjes së lëndës këta persona jo vetëm që shfaqin luhatje humori dhe ankthi por dhe psikoza të mirëfillta si daljen nga realiteti. Pra pikërisht kjo bën që personi të jetë i papërgjegjshëm para ligjit. Këtë do ta vlerësojë një eksperizë mjeko- ligjore psikiatrike për të treguar tamam rastin nga ana e shëndetit mendor.
Këta quhen persona në rrisk dhe duhet të njihen së pari nga familja por dhe nga komuniteti. Ngjarja apo vepra penale ndodh dhe ne reagojmë, jemi vonë prandaj ndihma duhet dhënë hershëm . Reagimi duhet të jetë individual, familjar dhe social dhe sigurisht kostoja është e lartë sepse një person abuzues kronik që ka histori le lëndët narkotike kërkon një rehabilitim dhe trajtim afatgjatë.
Rehabilitimi duhet të ketë kohën e vet dhe duhet të ndiqet me një trajtim multidisiplinar dhe kjo nuk është e përcaktuar nëse duhet për 1 vit , 2 apo 3 sepse rasti rastit nuk i ngjan dhe sëmundshmëria që i bashkëngjitet nga ana e shëndetit mendor, por pas rehabilitimit duhet të jenë strukturat riintegruese sociale që personi të riintegrohet dhe ti rikthehet komunitetit”, tha mjekja për CNA.
City News Albania ka siguruar statistikat që lidhen me personat që kanë probleme mendore për Bashkinë e Korçës të cilët janë shoqëruar në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit. Për vitin 2022 janë konstatuar 33 raste që kanë patur mjete të mprehta kryesisht thika. Me mjete të mprehta janë konstatuar edhe për vitin 2023, 25 persona.
Për periudhën kohore janar- shtator 2023 janë shoqëruar në Qëndrën Spitalore të Shëndetit Mendor Korçë rreth 200 persona. Sipas informacioneve të marra nga institucioni i policisë Korçë bëhet me dije se problemi më i madh qëndron në faktin se Spitali i Elbasanit nuk ka kapacitetet për t’i mbajtur këta persona dhe është e nevojshme që të ngrihet një institucion që ata të marrin mjekim në qytetin e Korçës.
Të dhënat për personat që janë shoqëruar në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit
-Janar-Dhjetor 2022, 33 persona nga këta 9 persona që janë evidentuar për prishje të qetësisë publike apo që janë konstatuar në ambjente publike me mjete të mprehta kryesisht thika.
-Janar-Shtator 2023, 25 persona nga te cilet 7 persona të cilët janë konstatuar në ambjente publike të cilët kanë prishur qetësinë publike apo janë konstatuar me mjete të mprehta.
Të shoqëruar ne ambjentet e Komisariatit të Policise Korçë për periudhen Janar-Shtator 2023, per të cilet jane kryer veprimet procedurie ose plotesuar urdher mbrojtje dhe dhune ne familje jane gjithsej 7 persona.
Për periudhen Janar-Shtator 2023, janë shoqëruar për në qendrën spitalore të shëndetit mendor Korçë me kërkesë të personelit mjekësor rreth 200 persona.
Pothuajse çdo ditë ka kërkesa nga shërbimi spitalor Korçë, për mbështetje me qëllim kryerjen e mjekimit të personave me të meta mendore./ CNA
Për ditën e Premte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ...
Dita e enjte do të jetë në ndikim të kushteve atmosfer...
The adolescent brain continues to mature as it has not...
Ditën e mërkurë moti parashikohet te jetë me kthjellime dh...
All people, without exception, are happy when someone give...
Dita e martë do të ketë mot kryesisht të vranët. Reshj...
The morning hours appear under the influence of brief clea...
The first hours of the morning in our country will be ...
Some people can't resist discussions and news about ot...
Even on the weekend, in this mid-October, our country will...
This Friday, our country will be affected by stable atmosp...
Like the previous days, today will be characterized by rel...
For more than 3 months, about 1,500 residents of Sheqeras ...
Divorce today is a matter of the day. We as a society, how...
This Wednesday our country will be affected by relativ...
A dermatologist has discovered three key parts of our ...
One of the most difficult moments of a person's life in ch...
Our country will be under the influence of stable atmo...
This Monday, our country will be under the influence o...
This Sunday will be under the influence of stable air mass...
CNA has put under scanner the assets of Sokol Sadushi, the...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Police have revealed details of the incident that occurred...
According to preliminary information, a person in his 60s ...
A triple accident occurred on the Peqin-Elbasan axis n...
The police have provided details regarding the accident th...
The public sector took the lead in absorbing the workforce...
Today, our country will be under the influence of unstable...
The Institute of Geosciences has today shared a forecast r...
Company leaders can improve productivity by investing in a...
Oil prices fell in early trading on Monday, falling furthe...
Although Albania does not have a developed industry on the...
North Korea is said to have achieved some impressive resul...
US Ambassador to the United Nations, Mike Waltz, said toda...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
After strong savings growth in the years following the pan...
This Monday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.7 lek and so...