Wanted for favoring illegal construction. Former Saranda police chief surrenders
This evening, former police chief Irakli Koçiaj, who has b...
This evening, former police chief Irakli Koçiaj, who has b...

Nëse keni sulme paniku të përsëritura, ka shumë të ngjarë që nuk do të dëshironi të përjetoni një tjetër. Por teksa s’ka asnjë garanci se ato mund t’i shmangni plotësisht, mund t’iu ndihmojë jo pak shumë të kuptuarit pse vazhdoni që t’i përjetoni ato. Sulmet e panikut janë një dukuri shumë e zakonshme.
Mbi 1/4 e njerëzve do të përjetojnë një të tillë të paktën një herë gjatë jetës së tyre. Njerëzit që përjetojnë sulme të përsëritura, e ushqejnë shpesh pa dashje përsëritjen ciklike të sulmeve të tilla. Ja cilat janë arsyet e zakonshme, pse mund të vazhdoni të keni sulme paniku, dhe çfarë mund të bëni për t’i rralluar apo parandaluar ato.
1. Keni vazhdimisht mendime të frikshme
Shumë njerëz kanë mendime të frikshme gjatë sulmeve të tyre të panikut. Ndaj kur ndodh kjo, personi i prekur mendon zakonisht se është duke përjetuar një atak në zemër, goditje në tru apo sikur po “çmendet”. Disa njerëz kanë frikë se do të humbasin kontrollin, apo sikur do t’i bjerë të fikët gjatë një sulmi të tillë.
Të tjerët kanë frikë se një sulm paniku nuk do të përfundojë kurrë. Kur keni mendime të frikshme për sulmet e panikut, kjo ju mban në gatishmëri të lartë, dhe bën që sulmet të kenë akoma më shumë gjasa të ndodhin. Përveç kësaj, këto mendime të frikshme gjatë një sulmi mund të shkaktojnë edhe më shumë ankth, duke i bërë ato edhe më të forta.
Po çfarë mund të bëhet për të shmangur mendime të tilla?

Së pari, kujtojini vetes se një sulm paniku është një përgjigje e trupit dhe mendjes ndaj stresit. Nuk është një urgjencë mjekësore, dhe as shenjë e ndonjë psikoze, pra e ndonjë çrregullimi mendor. Njerëzit nuk e humbasin vetëdijen dhe as nuk i bie të fikët gjatë një sulmi paniku, edhe pse ndjesitë mund të jenë shumë të ngjashme. (Gjendja e të fiksit shkaktohet nga një rënie e shpejtë e presionit të gjakut, ndërsa paniku shkakton rritje të presionit të gjakut).
Së dyti, mos harroni se sulmet e panikut nuk mund të vazhdojnë përgjithmonë. Ndaj gjatë një sulmi, kujtojini gjithmonë vetes se kjo është një përgjigje ndaj stresit, dhe se herët a vonë do të kalojë. Ju mund t’i kujtoni vetes episodet tuaja të mëparshme të atakut të panikut, dhe sesi keni arritur t’i kaloni ato pa humbur jetën, pa humbur kontrollin e mendjes, dhe as duke e përjetuar përgjithmonë atë ndjesi.
Së treti nëse keni ndonjë shqetësim sa i përket shëndetit fizik, bisedoni me mjekun tuaj të familjes. Sigurohuni që t’i tregoni atij se jeni të prirur të përjetoni sulme të panikut. Pasi të keni përjashtuar problemet reale shëndetësore, kujtojani vetes këtë gjë herës tjetër kur t’ju kaplojë sërish ankthi.
2. I kushtoni më shumë vëmendje sesa duhet trupit tuaj
Njerëzit me sulme paniku, kanë tendencën të kenë frikë nga simptomat e ankthit, si një zemër me rrahje të shpejta, gulçim apo marramendje. Po ashtu, ata priren të jenë gjithnjë tepër vigjilentë apo shumë të ndjeshëm për ndjesitë që mund të përjetojë trupi i tyre. Fatkeqësisht, të qenit i frikësuar dhe tepër i vetëdijshëm për simptomat e trupit, e ushqen ciklin e panikut.

Ja cilat janë problemet që lindin nga “përgjimi” që i bëni orë e çast gjendjes së trupit tuaj:
Ju mund të vëreni simptoma të vogla, si një rritje e lehtë e rrahjeve të zemrës. Zbulimi i një ndjesie të frikshme mund të shkaktojë ankth, duke bërë që simptoma të intensifikohet dhe të shkaktojë simptoma të tjera. Gjëja tjetër që dini, është se jeni në mesin e një sulmi paniku të plotë.
Gjithashtu, kur i kushtoni shumë vëmendje trupit tuaj, do të vini re më shumë simptoma, duke ju bërë më të ndjeshëm ndaj sulmeve të panikut. Pasi ju jeni duke i përçuar vetes mesazhin:“Unë duhet të monitoroj trupin tim, pasi potencialisht ka diçka që nuk shkon me mua”. Kështu, ky monitorim i trupit e mban gjallë ciklin e panikut.
Atëherë, çfarë duhet të bëhet në këtë rast?
Mos harroni se njerëzit që nuk përjetojnë sulme paniku, nuk priren t’i kushtojnë shumë vëmendje simptomave të trupit të tyre. Ata nuk e ndiejnë nevojën për të qenë vigjilentë, dhe për rrjedhojë nuk janë të prirur për sulme paniku.
Ndaj jini të vetëdijshëm, kur jeni duke monitoruar trupin tuaj. Kujtojini vetes se nuk keni nevojë të monitoroni trupin tuaj për të mbajtur veten të sigurt, dhe se kjo vetëm sa i përforcon sulmet tuaja të panikut. Zhvendoseni vëmendjen nga trupi juaj, tek diçka jashtë vetes dhe në mjedisin përreth.
Për shembull, kjo mund të jetë një foto në mur, tekstura e pëlhurës së karriges suaj apo zhurma e fëmijëve që luajnë në sheshin e pallatit. Punoni për të zhvendosur vëmendjen tuaj jashtë trupit sa herë që i kushtoni shumë ndjesive tuaja të brendshme.
Disa njerëz përdorin një aplikacion ose një pajisje tjetër për të monitoruar rrahjet e zemrës ose parametra të tjerë. Përdorimi i teknologjisë për të monitoruar trupin tuaj apo për ta “mbajtur veten të sigurt”, mund të përforcojë pa dashje sulmet tuaja të panikut. Ndaj nëse i keni mundohuni të mos e përdorni për këtë qëllim.

3. I shmangni disa gjera dhe situata për shkak të sulmeve të panikut
Njerëzit që përjetojnë shpesh sulme paniku, përpiqen që të shmangin situatat që ata i lidhin me sulmet, si shkuarja në restorante, udhëtimi me avion apo ngarja e makinës në autostradë. Po ashtu ata mund të shmangin gjëra të tilla si stërvitja fizike apo pirja e kafes, e cila shkakton një ndryshim në fiziologjinë e trupit të tyre.
Shmangia e tyre mund t’ju ndihmojë vërtet që të parandaloni një sulm paniku për një periudhë afatshkurtër. Megjithatë, kjo nuk është një strategji e mirë afatgjatë. Shmangia i përforcon sulmet tuaja dhe e mban gjallë frikën tuaj. Bota juaj mund të fillojë të bëhet gjithnjë e më e vogël, gjë që ju mban të bllokuar në ciklin e panikut.
Çfarë duhet të bëni për ta shmangur këtë gjë:
1. Hartoni një plan që mund të arrihet duke përshkruar aktivitetet e shmangura. Për shembull, nëse keni frikë të ngisni makinën në autostradë, mendoni për pjesën më pak të frikshme të autostradës. Planifikoni një seancë ekspozimi. Niseni rrugëtimin me dikë tjetër në timon. Herën tjetër drejtojeni vetë makinën në një dalje të autostradës. Përsëriteni këtë proces disa herë derisa të vrisnin frikën.
2. Nëse keni nevojë për motivim për të reduktuar sjelljen e shmangies, atëherë përdorni vlerat tuaja. Për shembull, supozoni se ju frikëson ideja e të shkuarit në një festë pasi keni frikë të keni një atak paniku. Megjithatë, kohët e fundit keni qenë shumë të izoluar, dhe dëshironi që të lidheni më shumë me të tjerët. Nëse ky aktivitet mund ta pasurojë jetën tuaj sociale, atëherë mund t’ia vlejë që të rrezikoni edhe pasjen e një sulmi tjetër të panikut!
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
In addition to drinking water and waiting, researchers hav...
The Ministry of Health and Social Protection has publi...
Cancer has long been a part of human history. But a new st...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
We often talk about the tens of millions of deaths caused ...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Sipas një studimi mundësia për t'u diagnostikuar me kancer...
The new vaccine of the company BioNTech/Pfizer is adapted ...
The European Medicines Agency (EMA) has recommended th...
The Ministry of Health and Social Protection has publi...
Albania and the World Health Organization for the Euro...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Qëndrimi gjatë ulur mund të rrisë rrezikun e kancerit ...
American Heart Association statistics for 2022 show th...
The Ministry of Health and Social Protection has publi...
Are you the type that likes to say, "I never get angry?" B...
Alzheimer's disease is the most common type of dementia, a...
The Ministry of Health once again calls on citizens no...
As we know, children often surprise us, and sometimes unex...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
This evening, former police chief Irakli Koçiaj, who has b...
An accident occurred this evening on "Mother Teresa" Stree...
Durres Customs has announced that today, during checks car...
A road accident was recorded a few minutes ago on the Pogr...
Albania is facing a deep demographic crisis where official...
This Wednesday, our country will be affected by relatively...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
US President Donald Trump announced the "liberation" of 10...
A giant whale graveyard measuring about 1,200 km (745 mile...
Although preliminary results from the Central Election Com...
The US military has disabled an oil tanker in the Gulf of ...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The first three months of this year have brought a record ...
The non-performing loan ratio returned to decline in April...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.6 lek and s...
The 2025 turnover reassessment for businesses in Tirana ha...