Daily balance/ 42 infected by Covid-19
The Ministry of Health and Social Protection has publi...

Tiranë 7 Dhjetor- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar punimet që po kryhen për rehabilitimin e qendrës shëndetësore Muçaj në Vorë, e cila po rehabilitohet në kuadër të fazës së dytë të programit të 300 qendrave shëndetësore.
?Jemi drejt procesit të përfundimit të 40 qendrave shëndetësore dhe me buxhetin e ri të 2023-shit hapim kantieret për 60 qendrat e tjera shëndetësore. Pra do të kemi 400 qendra shëndetësore të rindërtuara në një kohë kaq të shkurtër, që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e shërbimit për 1.5 milion banorë, investimi i parë i këtyre përmasave në sistemin shëndetësor parësor?- tha Manastirliu.
Duke folur për forcimin e burimeve njerëzore, Manastirliu tha: ?Ne jemi të fokusuar dhe po punojmë fort që strukturat tona të Kujdesit Parësor, jo vetëm të përmirësohen nga pikëpamja e infrastrukturës por edhe të fuqizohen nga pikëpamja e burimeve njerëzore.Ndaj edhe për Tiranën kemi vendosur që brenda këtij viti të kemi shtim në numrit të mjekëve. 10 mjekë të rinj do t?i bashkohen strukturave tona të kujdesit parësor për muajin dhjetor.
E më pas duke filluar nga viti tjetër, pas vlerësimit që është duke realizuar dhe Operatori i Kujdesit Shëndetësor, për riorganizimin e strukturave të kujdesit parësor në të gjithë vendin. Ne do të jemi të fokusuar për të rritur numrin e mjekëve, aty ku ka nevojë dhe dendësia e banorëve pra është e lartë dhe ka nevojë për shtim të numrit të mjekëve dhe gjithashtu edhe të kujdesit infiermeror.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale foli gjithashtu për shtrirjen e shërbimeve socio-shëndetësore.
?Po shtrijmë shërbime të reja edhe të integrojmë ashtu sikurse kemi filluar shërbimin socio-shëndetësor, në strukturat tona të Kujdesit Parësor. Tashmë edhe pas përfundimit të fazës së parë të rekrutimit të 50 psikologëve, shumë shpejt do të filllojë edhe puna për zbatimin e protokolleve të reja për shërbimin socio-shëndetësor në strukturat e Kujdesit Parësor."- tha Manastirliu.
Qendra shëndetësore Vorë është një nga 40 qendrat e reja që i janë nështruar rehabilitimit këtë vit, e cila ofron shërbim shëndetësor për një komunitet prej rreth 1800 banorësh. Programi i rehabilitimit të qendrave shëndetësore dhe ambulancave ka filluar fazën e dytë të zbatimit, ndërkohë që në mbarë vendin ku përfitues të shërbimeve dinjitoze e me standarde do jenë më shumë se 1,5 milion qytetarë.
"Jemi këtu me drejtuesit e Qendrës Shëndetësor të Vorës, në ambulancën Mucaj një ambulancë e cila I shërben rreth 1800 banorëve. Dhe e cila po rehabilitohet tashmë për t?u sjellë në kushtet dhe standarte nga më të mirat në kuadër të programit tonë të akreditimit të qendrave shëndetësor dhe ambulancave. Nëpërmjet programit të 300 qendrave shëndetësor tashmë pas finalizimit të tyre kemi hyrë në fazën e dytë.
Ku për vitin 2022 ka filluar puna dhe jemi drejt procesit të përfundimit të 40 qendrave shëndetësore dhe me buxhetin e ri të 2023-shit hapim kantieret për 60 qendrat e tjera shëndetësore.
Sigurisht fokusi ynë përpos investimit në infrastrukturë. Në infrastrukturën e Kujdesit Parësor është zgjerimi I gamës së shërbimeve, zgjerimi I protokolleve të cilat kryejn qendrat shëndetësore të kujdesit parësor, pikërisht për të mundësuar që të kemi më shumë shërbim në familje për ata të cilët nuk kanë mundësi të aksesojnë strukturat e qendrave, pra aty ku ata ndodhen.
Po shtrijmë shërbime të reja edhe të integrojmë ashtu sikurse kemi filluar shërbimin socio-shëndetësor, në strukturat tona të Kujdesit Parësor. Tashmë edhe pas përfundimit të fazës së parë të rekrutimit të 50 psikologëve, shumë shpejt do të filllojë edhe puna për zbatimin e protokolleve të reja për shërbimin socio-shëndetësor në strukturat e Kujdesit Parësor. Ne jemi të fokusuar dhe po punojmë fort që strukturat tona të Kujdesit Parësor, që jo vetëm të përmirësohen nga pikëpamja e infrastrukturës por edhe të fuqizohen nga pikëpamja e burimeve njerëzore.
Ndaj edhe për Tiranën kemi vendosur që brenda këtij viti të kemi shtim në numrit të mjekëve. 10 mjekë të rinj do t?i bashkohen strukturave tona të kujdesit parësor për muajin dhjetor.
E më pas duke filluar nga viti tjetër, pas vlerësimit që është duke realizuar dhe Operatori I Kujdesit Shëndetësor, për riorganizimin e strukturave të kujdesit parësor në të gjithë vendin. Ne do të jemi të fokusuar për të rritur numrin e mjekëve, aty ku ka nevojë dhe dendësia e banorëve pra është e lartë dhe ka nevojë për shtim të numrit të mjekëve dhe gjithashtu edhe të kujdesit infiermeror.
Ajo çfare është dhe dua ta theksoj edhe njëherë është pikërisht kujdesi që ne po tregojmë për të gjithë qytetarët shqiptar edhe nëse banojnë në qytet edhe nëse banojnë në zona rurale kujdesi është I njëjtë. Standardi I kujdesit parësor është I njëjtë, investimet në qendrat tona shëndetëore nuk kanë më dallim, nëse je në kryeqytet apo nëse je në një zonë rurale. Pra investimi është me të njëjtat standarde dhe gjithashtu edhe kujdesi mjekësor, kujdesi infiermeror është me të njëjtat standarde.
Gjithashtu ne jemi duke I fuqizuar këto standarde, duke rritur kujdesin, duke rritur aksesin dhe duke përmirësuar cilësinë, për të gjithë qytetarët shqiptar. Vetëm nga investimi që ne kemi bërë nëpërmjet programit të 300 qendrave shëndetësore dhe vijimit tashmë me fazën e dytë të këtij programi 1.5 milionë qytetarë shqipëtarë tashmë marrin shërbime më të mira më të aksesueshme, më cilësore në rrjetin tonë të Kujdesit Parësor në Shqipëri."- tha Manastrilu./CNA.al
The Ministry of Health and Social Protection has publi...
Today marks the 70th anniversary of the establishment ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
The Ministry of Health and Social Protection has publi...
The Ministry of Health has published the data for the ...
While most people are less motivated to exercise in co...
Just a generation ago, being depressed or anxious, rat...
The infectious disease doctor Tritan Kalo has expresse...
Four young children have died in the UK after contract...
The Ministry of Health and Social Protection has publi...
Urologist surgeon at QSUT, Bilbil Hoxha, has raised co...
"Capacities for intensive therapy have been doubled in res...
Molecular genetics researcher Merita Vila Xjetani has said...
Për muaj të tërë, Instagram dhe TikTok nuk kanë folur për ...
To understand if you are deficient in vitamin D, it is...
Në Shqipëri, këtë vit janë zbuluar rishtas 80 persona me H...
On the International Day of the fight against AIDS, the Mi...
Established in 1988, December 1 is a day of reflection and...
Është e paqartë se nga ka lindur saktësisht miti se njerëz...
Olimbi Hoxhaj, drejtore ekzekutive e shoqatës së personave...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The two German tourists who lost contact while exploring t...
After finding 7446 narcotic plants in the village of Reç i...
Following Operation "The Wanted", a 42-year-old man wanted...
As a result of intensive investigative and operational act...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
Today our country will be affected by relatively unstable ...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
Bulgaria's newly appointed Defense Minister, Dimitar Stoya...
NASA has named its crew for its next major mission to the ...
Five people have been arrested in Kosovo on suspicion of i...
Six Georgian citizens appeared before a Paris court on Tue...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
Predictions of a severe oil shortage this summer have not ...
Improving the performance of public parking lots in Vlora,...
Inflation has increased in May, rising to 3% compared to 2...
Exchange rate, June 8, 2026 This Tuesday, one US dollar is...