Më shumë burra sesa gra të infektuar me HIV/AIDS/ Raporti 3 me 1
Olimbi Hoxhaj, drejtore ekzekutive e shoqatës së personave...

Është e paqartë se nga ka lindur saktësisht miti se njerëzit duhet të pinë 8 gota ujë në ditë. Por ndoshta të gjithë e kemi dëgjuar atë në një moment të jetës sonë. Provat për këtë pretendim janë hedhur kryesisht poshtë. Kjo pasi studimet e kaluara u mbështetën tek njerëzit që kujtonin se sa ujë kishin pirë, gjë që ka një saktësi të ulët.
Për të siguruar një vlerësim më të saktë se sa ujë na nevojitet në të vërtetë, një studim i ri rekrutoi mbi 5600 njerëz të të gjitha moshave nga 26 vende të botës. Studiuesit u dhanë pjesëmarrësve 100 mililitra ujë të pasuruar me 5 për qind, pra “ujë të dyfishtë të etiketuar”.
Ky lloj uji përdoret shpesh për eksperimentet e metabolizmit, pasi ofron një mënyrë shumë efektive për të gjurmuar se sa shpejt lëvizin kimikatet nëpër trup. Ky lloj uji përmban izotopë të pazakontë të hidrogjenit të quajtur deuterium.
Ato kanë një neutron shtesë brenda bërthamës së tyre, duke i bërë atomet individuale dy herë më të rëndë se një atom normal hidrogjeni i cili ka vetëm një proton dhe asnjë neutron. Uji i rëndë që prodhohet, i cili është 10 për qind më i rëndë se uji normal, është i sigurt për t’u pirë në sasi të vogla.
Për ta bërë atë të etiketuar dyfish, ky ujë i rëndë përzihet gjithashtu me ujë që përmban izotope oksigjeni, Oxygen-18, që ka 8 protone dhe 10 neutrone brenda çdo atomi (në vend të 8 atomeve në kushte normale). Ky është një lloj i qëndrueshëm dhe natyral i oksigjenit që përbën 0.2 për qind të ajrit që thithim.
“Nëse matni shkallën që një person po i eliminon ato izotope të qëndrueshme përmes urinës së tij gjatë një jave, izotopi i hidrogjenit mund t'ju tregojë se sa ujë po zëvendësojnë dhe eliminimi i izotopit të oksigjenit mund të na tregojë sa kalori po digjen”,- thotë Deil Sholer, një shkencëtar nutricionist që është bashkautor i studimit.
Laboratori i Universitetit të Uiskonsin-Medison, ku punon Sholer, e nisi eksperimentin me këtë lloj uji tek njerëzit që në vitet 1980. Në studimin e tyre të fundit, të botuar në revistën “Science”, ekipi tregon se konsumimi i përditshëm i ujit ndryshon shumë me moshën, gjininë, nivelet e aktivitetit dhe klimën.
“Studimi aktual tregon qartazi se një madhësi nuk i përshtatet të gjitha udhëzimeve për ujin e pijshëm, dhe sugjerimi i zakonshëm që ne duhet të pimë 8 gota ujë në ditë (2 litra) nuk mbështetet nga prova objektive”- shkruajnë studiuesit.
Qarkullimi i ujit ishte më i madh tek meshkujt e moshës 20-30 vjeç, dhe tek femrat e moshës 20-55 vjeç, dhe bie pas moshës 40 vjeçare tek meshkujt dhe pas moshës 65 vjeç tek femrat. Të porsalindurit kishin qarkullimin më të lartë të ujit, si përqindje e të gjithë ujit në trupin e tyre - duke e zëvendësuar në masën 28 për qind çdo ditë.
Në kushte të ngjashme, burrat konsumojnë çdo ditë rreth gjysmë litri ujë më shumë sesa gratë.
Për shembull, një mashkull 20-vjeçar që nuk është sportist, që peshon 70 kg dhe jeton në një vend të zhvilluar nën nivelin e detit me 50 për qind lagështirë dhe një temperaturë mesatare të ajrit prej 10 gradë Celcius, do të ketë një qarkullim uji prej rreth 3.2 litra në ditë.
Ndërkohë një grua që nuk merret intensivisht me sport e së njëjtës moshë, që jeton në të njëjtin vend do të ketë një qarkullim uji prej rreth 2.7 litra në ditë. Përdorimi i dyfishtë i energjisë në ditë e rrit me rreth 1 litër qarkullimin ditor të ujit. Për çdo 50 kilogramë shtesë të peshës trupore, qarkullimi i ujit rritet me 0.7 litra në ditë.
Një rritje prej 50 për qind e lagështisë e rrit me 0.3 litra përdorimin e ujit. Disa njerëz në studim kishin një qarkullim jashtëzakonisht të lartë të ujit:13 gra që kishin një konsum ditor mbi 7 litra në ditë, ishin ose atletë, gra shtatzëna ose jetonin në një vend me klimë shumë të nxehtë, dhe 9 burra konsumonin mbi 10 litra ujë në ditë.
Sërish këta ishin njerëz shumë aktivë, atletë ose indigjenët e Amazonës në Ekuador.
Qarkullimi i ujit rritet për gratë shtatzëna në 3-mujorin e tretë të shtatzënisë dhe gjatë ushqyerjes me gji.
Njerëzit që kishin një stil jetese kryesisht të ulur në mjedise të brendshme, me temperatura të kontrolluara në vendet e zhvilluara, kishin qarkullim më të ulët të ujit sesa njerëzit që punonin si punëtorë krahu ose gjuetarë-mbledhës në vendet në zhvillim.
“Udhëzimet e përmirësuara, kanë një rëndësi të madhe për shkak të rritjes së shpejtë të popullsisë dhe ndryshimeve klimatike me të cilat përballet aktualisht bota, të cilat do të ndikojnë në disponueshmërinë e ujit për konsum nga njerëzit”- shkruajnë studiuesit.
Olimbi Hoxhaj, drejtore ekzekutive e shoqatës së personave...
The first study on the measurement of patient satisfaction...
Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës dhe nuk mbani mend se...
Ilaçi i parë që ngadalëson shkatërrimin e trurit në Al...
Scientists have hailed the discovery of a drug that is bel...
The Ministry of Health and Social Protection has publi...
Eating more berries and drinking tea improves mental h...
Those who want to lose weight have long been told to a...
Drinking eight glasses of water a day may be too much,...
You might rightly think that all diseases must have a nega...
The Ministry of Health and Social Protection has publi...
The Ministry of Health and Social Protection has publi...
On the World Day for the Elimination of Violence again...
Most of us know that having a healthy sex life can onl...
Ministria e Shëndetësisë ka paraqitur raportin e COVID-19 ...
Një grup i përzgjedhur i studiuesve më të mirë të botës që...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikua...
When you have a cold, or in flu condition, or with you...
A good night's sleep is essential to good health, but ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The two German tourists who lost contact while exploring t...
After finding 7446 narcotic plants in the village of Reç i...
Following Operation "The Wanted", a 42-year-old man wanted...
As a result of intensive investigative and operational act...
This Wednesday, our country will be affected by relatively...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
Today our country will be affected by relatively unstable ...
One of the most important events of the Year of Gaudi is t...
Working hours vary considerably across Europe, with some c...
The still uncounted votes of the diaspora for the early pa...
While the number of active conflicts in the world has reac...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.6 lek and s...
The 2025 turnover reassessment for businesses in Tirana ha...
Predictions of a severe oil shortage this summer have not ...
Improving the performance of public parking lots in Vlora,...