web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Doubling of capacities in intensive therapies/ Manastirliu: Financial rewards according to performance

2022-12-02 13:41:00, Shëndeti CNA

Doubling of capacities in intensive therapies/ Manastirliu: Financial rewards

"Capacities for intensive therapy have been doubled in response to health emergencies."

The statement was made by the Minister of Health Ogerta Manastirliu during the XVI National Anesthesia-Reanimation Conference that is being held in Tirana.

Appreciating the work of all the medical teams that faced the pandemic and especially the anesthetists-reanimators, Manastirliu said:

“Pandemia vuri në provë sisteme shumë të forta shëndetësore dhe padyshim vuri në sprovë edhe sistemin tonë shëndetësor, i cili prej pak vitesh ka filluar të mëkëmbet dhe të ringrihet. Sot ne jemi në salla të reja kirurgjikale në Spitalin “Frederik Shiroka” në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, por nga Shkodra e deri në Sarandë kemi salla të reja kirurgjikale dhe reanimacione, të cilat janë të investuara. Ne kemi dyfishuar edhe në sajë të të gjithë përkushtimit të punës edhe mbështetjes financiare kapacitetet përsa i përket terapisë intensive. Kemi dyfishuar kapacitetet në trajtimin e rasteve për anestezi-reanimacionin; kemi dyfishuar kapacitetet në shtretër, të cilët tashmë janë të mirëpajisur me aspiratorë, me linjat e furnizimit të gazrave. Vetëm Spitalin Infektiv, që e kemi inaguruar para pak ditësh është një spital i cili tashmë e ka reanimacionin të trefishuar në kapacitete”- tha Manastirliu.

Duke folur për Planin e ri Kombëtar Spitalor, Manastirliu u shpreh:

“Plani Kombëtar Spitalor është ai dokument i cili do të miratohet edhe do të jetë udhërrëfyesi për të shkuar drejt një sistemi spitalor i cili ofron garanci për shëndetin e qytetarëve në lidhje me shërbimet spitalore dhe mbi të gjitha do të garantojë edhe një vizion të ri, duke pasur një qasje gjithëpërfshirëse dhe duke mundësuar që burimeve tona njerëzore t’i ofrojmë më të mirën. Dhe përsa i përket burimeve njerëzore, ne do të vijojmë mbështeten e mjekëve dhe profesionistëve të shëndetësisë, duke vijuar me rritjen e pagave, nëpërmjet autonomisë spitalore dhe dhënies gjithashtu edhe të mbështetjes për performancën në punë. Do të kemi shpërblime financiare për mjekët, të cilët kanë performancë në punë nëpërmjet metodologjive, që ky ligj i ri që ne kemi miratuar, Ligji i Kujdesit Spitalor tashmë do të jetësohet dhe nëpërmjet akteve nënligjore dhe sigurisht që do të vijojmë të mbështesim edhe profesionistët tanë nëpërmjet edukimit në vazhdim”, tha Manastirliu.

In Tirana, the National Conference of Anesthesia-Resuscitation is being held with the wide participation of doctors of this specialty and representatives from the Region and Europe, to share the best practices in the field of anesthesia-resuscitation and to update knowledge for the continuing education of medical staff. /CNA.al





Lajmet e fundit nga