Ministria e Shëndetësisë nxjerr shifrat/ Sa raste janë konfirmuar me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...

Trupi i njeriut është një makineri mahnitëse dhe e sofistikuar. A e dini se trupat tanë përmbajnë 160.000 km enë gjaku dhe thuajse 40 trilionë qeliza mikrobike? Apo që madhësia e syve të një foshnje 3-muajshe është madhësia do të mbetet e tillë edhe në moshë madhore? Pjesa më e madhe e mënyrës se si funksionon trupi i njeriut mbetet ende një mister. Por janë cilat janë 5 faktet interesante mbi trupin e njeriut, që i dimë tashmë.
1. Truri mund të mbijetojë disa minuta pa oksigjen

Oksigjeni është jetik për funksionimin e trurit. Kur ka mungesë oksigjeni - një gjendje e quajtur hipoksi - qelizat e trurit fillojnë të vdesin në më pak se 5 minuta. Por ka raste
kur njerëzit kanë mbijetuar edhe më gjatë në kushte të caktuara. Në këtë rast, një faktor kontribues duket se është i ftohti.
Kur njerëzit pësojnë hipotermi dhe kur temperatura e trupit të tyre bie nën 35 gradë Celcius, ngadalësohet metabolizmi dhe bie nevoja për oksigjen. Ekspertët besojnë se kjo është arsyeja pse ka histori të fëmijëve që kanë mbijetuar më shumë se 15 minuta në ujë të ftohtë, apo të njerëzve që u kanë mbijetuar ortekëve të dëborës.
2. Të dyja mushkëritë nuk kanë të njëjtën madhësi

Ndonëse kapaciteti i mushkërive ndryshon në varësi të moshës, gjinisë, madhësisë dhe shëndetit, sasia maksimale e ajrit që ata mund të mbajnë ato në një moment është 6 litra. Detyra e tyre është të dërgojnë oksigjenin në sistemin e qarkullimit të gjakut, pra në qelizat tona të gjakut dhe të largojnë dioksidin e karbonit.
Një person kryen rreth 17.000 frymëmarrje në ditë, dhe merr 6 litra ajër në minutë. Mushkëria jonë e djathtë ka 3 lobe (ose seksione), ndërsa e majta ka 2. Mushkëria e majtë është pak më e vogël për t’i lënë hapësirë zemrës. Nëse mushkëritë tona do të shtriheshin, ato do të mbulonin një sipërfaqe të barabartë me një fushë tenisi.
3. Organi më i madh është lëkura

Nëse grumbulloni lëkurën e një njeriu të rritur, ajo do të peshonte nga 6-9 kg, dhe do të mbulonte një sipërfaqe prej 22 metrash katrorë. Ne kemi 3 shtresa të lëkurës që shërbejnë për qëllime të ndryshme. Epidermën, shtresën e sipërme e dukshme që bie dhe rigjenerohet vazhdimisht.
Dermën, shtresën e mesme dhe paksa më të trashë, që përmban enët e gjakut, gjëndrat e flokëve, nervat dhe gjëndrat e djersës dhe dhjamit. Dhe hipodermën, shtresë më të thellë, të përbërë kryesisht nga yndyra nën-lëkurore. Duke u ripërtërirë afro çdo 28 ditë, lëkura jonë na ndihmon të mbrohemi në disa mënyra.
Ajo është një pengesë për mikrobet dhe bakteret, dhe ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit. Po ashtu na jep mundësi të ndjejmë prekjen, dhimbjen, nxehtësinë dhe të ftohtin. Trashësia e lëkurës ndryshon në të gjithë trupin. Lëkura më e hollë gjendet në qepallat tona (0.05 milimetra e trashë), dhe ajo më e trashë në pëllëmbët dhe shputat e këmbëve tona (1.5 milimetra e trashë).
4. Foshnjat kanë 300 kocka, ndërsa të rriturit kanë 206

Foshnjat lindin me 300 kocka, por ky numër nuk mbetet i tillë. Shumë nga kockat e tyre përbëhen nga kërci, i cili nuk është aq i fortë sa kocka normale. Një arsye është se kockatmë të buta i bëjnë ato më të lakueshme, duke mundësuar lindjen natyrale.
Me kalimin e kohës, pjesa më e madhe e kërcit të tyre zëvendësohet nga kocka, dhe disa prej tyre do të shkrihen së bashku, duke pasur 206 kocka në moshë madhore. Edhe pse në fillim të jetës së një njeriu ka shumë ndryshime kockore, ndryshime të tjera ndodhin gjatë ciklit jetësor të tij. Skeleti ynë zëvendësohet çdo 10 vjet, falë një procesi të quajtur rimodelim.
5. Shumë pjesë të trupit mund të riparohen vetë
Trupat tanë kanë një aftësi shëruese mbresëlënëse në mënyra të ndryshme. Kockat mund të shërohen vetë. Lëkura e zëvendëson vazhdimisht vetveten. Truri mund të krijojë lidhje të reja falë procesit të neuroplasticitetit. Mushkëritë mund të gjenerojnë qeliza të shëndetshme kur dikush e lë duhanin. Nga ana tjerr mëlçia ka aftësi të pabesueshme vetë-riparuese. Madje brenda pak javësh nga operacioni, ajo mund të rigjenerohet deri në 2/3 e vëllimit të saj.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
The government will fund free diabetes tablets for sen...
The white shirts of the Dibra hospital have successful...
Vijon fushata e vaksinimit kundër gripit dhe Covid-19....
The Ministry of Health and Social Protection has publi...
The Ministry of Health and Social Protection has publi...
Të vendosësh qepë brenda në çopara para të flesh, ka n...
Ministria e Shëndetësisë ka paraqitur raportin ditor për C...
Dry skin, a hotly debated topic in skin care circles for y...
Zonja, imagjinoni të uleni në një sallë konferencash plot ...
Vaksina që parandalon kancerin e qafës së mitrës po kryhet...
Kafshimi i thonjve është shumë i zakonshëm te fëmijët, meg...
Sër Jeremy Farrar, i lindur në vitin 1961, luajti një rol ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Vaccination of citizens against flu and Covid19 is con...
Carbonated drinks Fizzy drinks are packed with phosph...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Në çelje të fushatës së vaksinimit kundër Virusit të Papil...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
The US Food and Drug Administration is reporting shortages...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A TNT explosion has occurred in the village of Balldren i ...
Gunfire broke out this morning in Lezha. According to repo...
A serious incident occurred this morning in Gjirokastra. ...
Four people have been arrested and two others have been de...
Albania is facing a deep demographic crisis where official...
This Wednesday, our country will be affected by relatively...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
A group of European Union (EU) member states have proposed...
At least 12 people have been killed and nine others injure...
Just over three months into the Gulf conflict, the importa...
One of the most important events of the Year of Gaudi is t...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.6 lek and s...
The 2025 turnover reassessment for businesses in Tirana ha...
Predictions of a severe oil shortage this summer have not ...
Improving the performance of public parking lots in Vlora,...