AKUZAT: Veliaj ka lënë në qiell të hapur 25 familje në Kërrabë
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për vizitën zyrtare që do të zhvillojë javën e ardhshme në Tiranë, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken.
Kreu i qeverisë thekson angazhimin e plotë të Shqipërisë në partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara.
"Rilindja e besimit të publikut tek drejtësia, falë disa goditjeve kuptimplota antikorrupsion në nivelet më të larta, është një arritje e parë kuptimplotë në rrugën e re të shtetbërjes demokratike, ku vendosja e sundimit të barabartë të ligjit përbën kushtin themelor të ndarjes epokale me të shkuarën njëqind e kusur vjeçare të pabarazisë para ligjit në këtë vend", shprehet ndër të tjera Rama.
Burime diplomatike bëjnë me dije se gjatë vizitës në Tiranë, Blinken do të zhvillojë një takim me kreun e SPAK, Altin Dumanin.
Ndodh pë herë të parë që një Sekretar Shteti të takojë një drejtues Prokurorie. Në këtë takim, Blinken synon të tregojë dhe ritheksojë mbështetjen e SHBA-ve për Prokurorinë e Posaçme.
Vizita e tij në Tiranë vjen menjëherë pasi CNA raportoi se mazhoranca me një grup 99-çash dhe ish-“vullnetarë” të Enverit po përgatisnin një komision për të luftuar SPAK-un, Strukturën e luftës kundër Krimit dhe Korrupsionit, ndërtuar me financimet e qytetarëve të SHBA dhe BE-së.
Reagimi i plotë:
Ardhja e një Sekretari të Shtetit në këto kohë kaq të trazuara për botën, si edhe zgjedhja për ta vizituar rajonin tonë duke u ndalur pikërisht në kryeqytetin tonë, kanë një vlerë të veçantë për Shqipërinë. E teksa përgatitemi për t’i uruar mirëseardhjen mikut të çmuar, dua të rinënvizoj angazhimin e plotë të Shqipërisë në partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara.
Sekretari Blinken në Tiranë do të gjejë një vend aleat të angazhuar për paqen, stabilitetin demokratik dhe bashkëpunimin e gjithanshëm në rajonin tonë. Shqipëria i ka shtrirë dorën e miqësisë të gjithëve në rajon dhe mbështet pa asnjë rezervë përpjekjet e Bashkimit Europian e të Shteteve të Bashkuara për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, si një çelës i padiskutueshëm strategjik për sigurinë, zhvillimin dhe mirëqënien e bashkësisë së popujve tanë në zemër të Europës, ku e shkuara e mbushur me tragjedi, konflikte e prapambetje, duhet t’ia lerë njëherë e mirë vendin të ardhmes së mbushur me mundësi, partneritete e zhvillim.
Ai do të gjejë një vend të përkushtuar të NATO-s, një anëtar të gatshëm të Aleancës Euro-Atlantike për të vazhduar investimet e gjithanshme për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse, në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara. Shqipëria është vijimësisht gati të angazhojë trupa dhe burime të reja, në kuadrin e angazhimit kolektiv të të gjitha vendeve anëtare për fuqizimin e NATO-s, në mbrojtje të vlerave të patjetërsueshme që mishërojnë vetë arsyen ekzistenciale të komunitetit tonë demokratik. Vendi ynë është në krah të Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terrorizmit e në kundërvënien ndaj çdo shembëlltyre të totalitarizmit dhe Sekretari i Shtetit do ta gjejë Shqipërinë të vendosur pa rezervë në mbështetjen e luftës së Ukrainës mike për lirinë dhe mbijetesën e saj.
Sekretari Blinken do të gjejë një Shqipëri mirënjohëse për miqësinë e pazëvendësueshme dhe për mbështetjen pa rezerva të Shteteve të Bashkuara në rrugën e transformimit tonë rrënjësor, e posaçërisht në këtë kohë një Shqipëri falënderuese për partneritetin e çmuar të Shteteve të Bashkuara në reformimin historik të sistemit të drejtësisë, ku qeveria që unë kam privilegjin të udhëheq mbetet vendosmërisht garante e pavarësisë së drejtësisë së re, në përpjekjen e madhe për zhbërjen e kulturës së vjetër të pandëshkueshmërisë. Rilindja e besimit të publikut tek drejtësia, falë disa goditjeve kuptimplota antikorrupsion në nivelet më të larta, është një arritje e parë kuptimplotë në rrugën e re të shtetbërjes demokratike, ku vendosja e sundimit të barabartë të ligjit përbën kushtin themelor të ndarjes epokale me të shkuarën njëqind e kusur vjeçare të pabarazisë para ligjit në këtë vend. Për të vazhduar me sukses në këtë rrugë tejet sfiduese, asistenca e pandërprerë e Shteteve të Bashkuara në rritjen e forcimin e kapaciteteve tona është pa dyshim, një ndër kushtet e patjetërsueshme të kësaj faze vendimtare për konsolidimin pa kthim të shtetit të së drejtës dhe për rifitimin e aq shumë kohe të humbur në të kaluarën e afërt, për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Sekretari i Shtetit do të gjejë një Shqipëri në punë, me rritje të vazhdueshme ekonomike e me vullnet të prekshëm transformues në sektorin publik dhe atë privat, por edhe me vetëdijen e plotë të boshllëqeve e të mangësive ende të shumta, të cilat duhen adresuar përmes thellimit të reformave që garantojnë mirëqeverisjen në çdo nivel, fuqizojnë komunitetet vendore, promovojnë barazinë gjinore, stimulojnë grupet e interesit, përshpejtojnë modernizimin, sigurojnë zhvillimin e qëndrueshëm. Prandaj Sekretari Blinken do të gjejë në Shqipëri edhe ftesën tonë që ai dhe pala amerikane në tërësi, t’i inkurajojnë kompanitë e vendit mik të investojnë në sektorët strategjikë të ekonomisë shqiptare, e po ashtu t’i nxisin edhe bashkëqytetarët e tyre të vizitojnë Shqipërinë turistike, e cila tanimë është ngjitur me plot meritë në ligën kryesore të turizmit mesdhetar.
Mirësevini zoti Sekretar!
Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut.
Miqësia Juaj na nderon!
Lajmi në përditësim...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ...
Partia Demokratike denoncoi të shtunën se kreu i Bashk...
The agreement for the Student Card for the University ...
The barometer has asked citizens about the statement "if t...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar që përplasjet që ndod...
The deputy of the Democratic Party, Jorida Tabaku, say...
Agron Shehaj is working to create a new political part...
The former Speaker of the Parliament, Jozefina Topalli, ha...
Journalist Agim Xhafka has badly ironized Lulzim Basha thi...
Prime Minister Edi Rama spoke about the vote of immigr...
Teksa në seancën e sotme mbizotëronte kaosi dhe tensio...
Lul Basha is being abandoned day by day by the few gra...
Another deputy has abandoned the famous Lul. Now he i...
The head of the Parliamentary Group of the Democratic ...
Seanca plenare zgjati vetëm 24 minuta këtë të enjte. Asht...
Dash Sula appeared in Parliament today as a betting compan...
Lulzim Basha, with his deputies, left the plenary sess...
Deputy Lulzim Basha has refused to take the floor in t...
Deputy Edi Paloka burned the rules of the Assembly during ...
Deputy Edi Paloka, during his speech in the Assembly hall,...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Another gunshot wound occurred at the scene. According to...
A gunshot wound occurred this afternoon in Shijak. Accordi...
The Border Police blocked the vessel and fined the driver ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
LDK leader Lumir Abdixhiku and former president Vjosa Osma...
The Vetëvendosje movement has declared victory in the snap...
The counting of votes for political entities in Kosovo is ...
Kosovo's acting Prime Minister, Albin Kurti, has reacted a...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...