web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Tre gënjeshtrat e reja nga kampi i PD-së!”/ Kulluri: Do vazhdojë avazi deri në shuarjen e partisë

2023-06-13 10:34:00, Politikë CNA

“Tre gënjeshtrat e reja nga kampi i PD-së!”/ Kulluri: Do

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka zbuluar tre gënjeshtrat nga kampi i Partisë Demokratike.

Sipas tij tre gënjeshtrat janë deklaratat e Berishës për mosbindje civilie, duke i kujtuar dështimin ë bastonet e djathta në zgjedhjet e 14 Majit, e dyta godina e PD-së do bëhet pallat dhe e treta Lulzim Basha do të sjellë një kulturuë të re në politikë, duke i kujtuar dështimet e njëpasnjëshme.

1) Berisha thote se do filloje mosbindja civile! Ne fakt mosbindjen civile e nisen votuesit e PD ne Shkoder, Kukes dhe Tropoje ndaj Rithemelimit!

2) Sipas rithemeluesve Godina e PD do behet pallat! Selia e PD nuk eshte ne pronesi por ne perdorim nga Agjensia Shteterore e inventarizimit te Pronave!

3) Lulzim Basha ka thene dje se “po sjelle nje kulture te re politike”! Ka te drejte, ka themeluar doktrinen e deshtimeve dhe papergjegjshmerive te njepasnjeshme!”, shkruan Kulluri.

Ndër të tjera thekson se ky avaz do të vijojë deri në shuarjen e partisë.  

“Askush mos te merzitet, do vazhdojne avazin te dyja palet deri ne shuarjen e PD!”, vijon më tej Kulluri./ CNA





Lajmet e fundit nga