web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Takimi me fituesit e Primareve/ Berisha vlerëson kandidatët: Krenarë me ju

2022-12-15 13:34:00, Politikë CNA

Takimi me fituesit e Primareve/ Berisha vlerëson kandidatët:

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një mbledhje me kandidatët fitues të Primaret

Kreu i Partisë Demokratike ka mbledhur të gjithë fituesit e Primareve të partisë.

Në fjalën e tij Berisha thekson se kjo ishte një ngjarje shumë e veçantë, që ndikoi në konsolidimin dhe vlerat e demokracisë.

Në fjalën e tij kreu i PD, vlerësoi kandidatët, duke shprehur me garën e zhvilluar mes tyre ata transformuan, ridimensionuan dualitetin brenda PD dhe në Shqipëri në tërësi.

“Për këtë sallë, për këtë seli, për PD-në, kjo është një ngjarje shumë e veçantë.
Kurrë ndonjëherë më parë, këtu nuk janë ulur kandidatë për qytetarë të parë të bashkive të vendit, një trupë që ka marrë votat nga anëtarësia dhe simpatizantët e PD-së, më shumë se të gjithë institucionet e tjera të kësaj partie në të gjithë ekzistencën e saj.
Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme për ne, është një zhvillim jashtëzakonisht i vyer, i çmuar, në rrugën tonë të konsolidimit të vlerave dhe demokracisë.
Ju keni dalë nga një garë, keni konkurruar me bashkëluftëtarët tuaj, keni dëshmuar në tërësi civilitet, integritet, transparencë dhe me garën që keni bërë, keni transformuar, ridimensionuar pluralitetin në gjirin e PD-së, por edhe në Shqipëri në tërësi.
“- tha Berisha.





13:28 POLITICS

Meta nis

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se ...

Lajmet e fundit nga