web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Alibeaj rendit pyetjet për Ramën: Cili zyrtar nga zyra juaj i ka dhënë informacion Dorian Duçkës

2023-03-02 10:38:00, Politikë CNA

Alibeaj rendit pyetjet për Ramën: Cili zyrtar nga zyra juaj i ka

Enkelejd Alibeaj i ka drejtuar kryeministrit Edi Rama pyetjet në lidhje me takimet e tij me ish agjentin e FBI-së, Charles McGonigal.

Alibeaj i është drejtuar me disa pyetje Ramës, duke i kërkuar llogari për informacionet që kanë dalë nga zyra e tij

Disa nga pyetjet e parashtruara nga Enkelejd Alibeaj.

Sa herë keni kontaktuar me McGonigal?

Në takimin e dytë në shtator kush ka qenë i pranishëm përveç jush?

A i keni dhënë ju informacion rreth lobimit të një partie tjetër?

Cili zyrtar nga zyra juaj i ka dhënë informacion Dorian Duçkës?

Keni patur një tjetër takim, keni takuar Gonigal me personin A në New York

Si e shpjegoni ju që Neza kishte gjetur një tjetër lobist?

Si e shpjegon që Neza është informuar në lidhje me lobistin tjetër të çështjes tjetër për opzozitën?

Takimi me McGonigal zyrtar apo privat?/ CNA.al





Lajmet e fundit nga