web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tabaku ironizon Ramën/

2022-06-23 11:00:00, Politikë CNA
Tabaku ironizon Ramën/
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ironizuar pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama në samitin e BE-së në Bruksel, teksa u ndal te zhvillimet e fundit.

Tabaku tha në Parlament se Rama ?shkoi me një këmbë, si Çeço? në samit, pavarësisht se në fillim paralajmëroi se nuk do të merrte pjesë.

?Bëri të fortin e lagjes duke mbledhur edhe trimat rreth e rrotull të vendeve të rajonit, por megjithatë shkoi në konferencë. Ashtu siç e thashë para pak ditësh, me një këmbë shkoi Rama atje në konferencë, si Çeço. Pavarësisht se bëri të fortin e lagjes duke mbledhur edhe trimat rreth e rrotull të vendeve të rajonit, shkoi?, u shpreh deputetja.

Por deklarata e saj ka shkaktuar pakënaqësi te kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, e cila i mbylli mikrofonin duke iu drejtuar: ?Nuk është procedurë, ju dëgjuam?./ B.A.- CNA.al





Lajmet e fundit nga