web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rritja e çmimeve zbraz xhepat e qytetarëve”/ Berisha “shuplakë” qeverisë

2022-06-23 10:06:00, Politikë CNA
“Rritja e çmimeve zbraz xhepat e qytetarëve”/ Berisha
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar pak më parë qeverinë, duke marrë shkas nga situata ekonomike në vend.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Berisha deklaron se qeveria po lumturohet nga rritja e çmimeve, e cila sipas tij ka mbushur arkën e shtetit me 342 milionë euro në 5 muajt e fundit.

Kreu i PD-së thekson se këto para kanë zbrazur xhepat e qytetarëve shqiptarë.

“Bordet janë shushunja!

Qeveria lumturohet nga rritja e çmimeve. Në 5 muajt e fundit buxheti i shtetit u rrit me 342 milionë euro nga rritja e çmimeve por xhepat e qytetareve u zbrazën. sb", shkruan Berisha./ B.A. - CNA.al





Lajmet e fundit nga